• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit/ E hëna përvëluese, temperaturat deri në 42°C

Lajme, Të fundit
I nxehti "pushton" Shqipërinë, temperatura deri në 42 gradë celcius



E hëna dhe e marta do të vijojnë të mbeten ditë përvëluese. Ndërkohë nga mesi i javës do të kemi ditët e shumëpritura me rënie temperaturash. Moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradite. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 42°C. Sipas MeteoAlb, era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *