• |
ide | kryesore

Merrnin para nga farmacitë që bënin shkelje, SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shtohen emrat në garën për prokurorë të SPAK



Prokuroria e SPAK ka mbyllur hetimet ka dërguar për gjykim tre zyrtarët e arrestuar në janar të këtij viti për korrupsion ndaj farmacive.

Përgjegjësja e Agjencisë së Barnave Besiana Xhelili, në bashkëpunim me dy specialistët Luan Çiçi, dhe Armando Luka dhe merrnin 30 deri në 50 mijë lekë që mos ndëshkonin farmacitë e kryeqytetit në gjoba kur konstatonin shkelje.

Luan Çiçi dhe Armando akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, ndërsa Besiana Xhelili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

SPAK thotë se të pandehurit Luan Çiçi dhe Armando Luka, inspektorë të AKBPM-së kanë kërkuar shumën monetare prej 100.000 lekë dhe kanë përfituar në mënyrë të parregullt shumën totale prej 60.000 lekësh nga shtetasi Andi Selxhaferi, i cili ushtron aktivitet tregtar farmaci dhe është objekt kontrolli i AKBPM-së.

Kjo shumë monetare është përfituar në mënyrë të parregullt me qëllim mos evidentimin dhe marrjen e masës administrative për shkeljet e gjetura gjatë inspektimit në subjektin Andi Selxhaferi PF. Pas inspektimit të ushtruar të pandehurit Luan Çiçi dhe Armando Luka më datë 27.12.2022 e kanë mbyllur procedurën e inspektimit të pastër pa shkelje, pa masë administrative dhe për këtë kanë marrë në dy raste nga shtetasi Andi Selxhaferi mitën në shumën totale prej 60.000 lekësh.

Besiana Xhelilaj, me detyrë shefe e sektorit të inspektimit në AKBPM, pasi është vënë në dijeni për një rast të tregtimit të një medikamenti (hepatect) me pullë tjetër të ndryshme nga ajo e lëshuar nga AKBPM, me çmim më të lartë shitje, nuk ka kryer detyrën e saj funksionale. Edhe pse e ndodhur në dijeni të faktit të kundërligjshëm nuk ka kërkuar të merren masa për identifikimin dhe inspektimin e subjektit që e tregtonte dhe depos farmaceutike por i ka dërguar mesazhe përfaqësuesit të depos që e importon duke i bërë të qartë se për raste të tjera të ngjashme ka marrë masa administrative, duke lënë të kuptohet se është duke i bërë një favor.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimin nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.



1 Comment

  1. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do e çlirojnë Shqiperin dhe do e bejn fanar ndriçues ne bot.
    Mortjaaaa
    Merren me therrime kur balenat e pushtetit dhe oligark po gllabërojn shqiptaret dhe vendin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *