• |
ide | kryesore

Stuhi e fuqishme në Milano, ndërrojnë jetë dy persona

Lajme, Planet



Një stuhi e pazakontë, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh, goditi rajonin e Milanos e një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë.

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak se nga stuhia u rrëzua një pemë. Vajza ishte duke fjetur në një tendë në një kamp të ngritur në Cedegolo, në zonën e Brescias, e cila u evakuua nga zjarrfikësit.

Mediat raportojnë se në provincën e Monzas një 58-vjeçare ka humbur jetën. Gruaja ishte strehuar duke pritur që të mbaronte stuhia, por kur lëvizi u godit nga një pemë, që i ra papritur.
I gjithë territori i Italisë është duke u përballur me situatë të pazakontë të motit, e përshkruar si ‘apokaliptike’ nga italianët në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *