• |
ide | kryesore

122 vite burg për 7 grabitësit e Rinasit, Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Asnjë ndryshim për 7 grabitësit e 4.6 milionë eurove në Rinas. Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 122 vite burg në total duke rrëzuar kërkesën e disa prej të pandehurve për pafajësi ose rigjykim të çështjes. Klement Çala është i vetmi që dënohet me 20 vite burg, ndërsa 6 të tjerët përfshirë të vëllain, u dënuan me nga 17 vite secili. Talo Çela, po gjykohet i veçuar për shkak se ndodhet në arrati.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit kriminal të grabitjes së 4.6 mln euro në Rinas në vitin 2019. Apeli konsideroi sit ë drejtë vendimin e Shkallës së Parë duke rrëzuar kërkesat e të pandehurve për pafajësi ose rihapje të gjykimit. Kështu, dënohen me formë të prerë, një nga drejtuesit e grupit, Klement Çala me 20 vite heqje lirie, ndërsa 6 anëtarët e tjerë, në përbërje të të ciilit janë vëllai i Klemtentit Eldi Çala, dhe shtetasit OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi i dënuan me nga 17 vite secili.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënim më të lartë për 7 të pandehurit, e përkatësisht 24 vite dhe për 6 të tjerët nga 19 vite secili. I akuzuar si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati. Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj. Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala u arrestuan më 19 mars, vetëm 1 vit pas ngjarjes. Atyre iu sekuestrua edhe pasuria, apartamente e trualle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *