• |
ide | kryesore

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi kapen mat në Tiranë

Arkiva, Paparazzi, Slider



T’ju themi që Megi Pojani është në një lidhje me Endri Çekiçin kjo nuk është diçka e re. Por, burime për “Iconstyle” kanë siguruar së fundmi disa foto ekskluzive të çiftit në kryeqytet.

Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar në një shfaqje të tyren të zakonshme në Tiranë.

Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti.

Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij Konyaspor-in në derbi ndaj Galatasaray-t. Në këtë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit të cilin ia dedikoi partneres së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të tij.

Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *