• |
ide | kryesore

Njihuni me opsion më të ri të WhatsApp

F1, Stil
WhatsApp



WhatsApp në pronësi të Meta-s ka prezantuar një veçori të re në aplikacion që u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe të shkurtra video.

Opsioni i ri tani i lejon përdoruesit të regjistrojnë video të shkurtra dhe t’i dërgojnë ato si një alternativë ndaj mesazheve me tekst, ndërsa përdoruesit e mëparshëm mund të përgjigjen ose me ndihmën e audios së menjëhershme ose mesazheve me tekst.

Këto mesazhe video në kohë reale mund të zgjasin deri në 60 sekonda. Kompania pretendon se këto mesazhe janë të koduara nga fundi në fund.

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg ndau një postim në Facebook për të zbuluar përditësimin e ri. Një ikonë e videoregjistruesit do të vendoset pranë kutisë së tekstit, e cila mund të përdoret për të bërë video të shkurtra deri në 60 sekonda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *