• |
ide | kryesore

Shpërdoruan detyrën dhe kultivuan drοgë, lihen në burg 4 persona në Lezhë

Lajme, Të fundit
Fier, Kris arma në Dibër, policia arreston një person



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbuluar se disa ish-punonjës policie janë lënë më burg. Dy prej tyre kanë shpërdoruar detyrën. Ndërsa dy të tjerët janë përfshirë në kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë janë arrestuar: njëri prej efektivëve që akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe njëri prej personave në fjalë, që akuzohet për “kultivim të bimëve narkotike”. Ndërkohë po punohet edhe për kapjen e dy personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatëss së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona:

– S.XH., 27 vjeç, ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– K.N., 28 vjeç ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– K.L., 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

– E.Ç., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë S.XH. dhe shtetasit K.L.

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë K.N. dhe shtetasi E.Ç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *