• |
ide | kryesore

Gazetarët e Kosovës në protestë kundër mbylljes së Klan Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
protesta Kosove



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, filloji në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti dhe përfundoi në mënyrë paqësore.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it të akredituar në Kosovë, në të cilët bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe Bashkimi Evropian shprehen shqetësimin e thellë, me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që i konfirmoi pezullimin e licencës së biznesit televizionit Klan Kosova. Kjo ministri e hodhi poshtë ankesën e televizionit kombëtar Klan Kosova për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të këtij mediumi privat.



4 Comments

  1. Shum mir bëri qeveria që e mbylli këtë TV antishqiptar, biles me vonesë. T’a marrin atë “lirinë e shtypit”, t’a shtrydhin e t’i pijnë lëngun. Boll tradhtarë kemi!

  2. mediat ne shqiperi e kosove punojne vetem ne favor te oligarkise ose duke vene gjoba. Nuk jane media-jane kazane qe u sherbejne bizneseve te oligarkise offshoreve arabeve zamireve e kompani, nuk pasqyrojne asnje te vertete qe i dhemb publikut qe thotë:

    mediat ne shqiperi e kosove punojne vetem ne favor te oligarkise ose duke vene gjoba. Nuk jane media-jane kazane qe u sherbejne bizneseve te oligarkise offshoreve arabeve zamireve e kompani, nuk pasqyrojne asnje te vertete qe i dhemb publikut qe nga qendra e palo kryeqytetit e me tej..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *