• |
ide | kryesore

SPAK dërgon në hetim 4 persona/ Tentuan të trafikonin kanabis drejt Italisë

Lajme, Të fundit
spak



Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj 4 personave, të cilët kanë tentuar të trafikonin kanabis nga Shqipëria në Itali.

Katër personat akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SPAK njoftoi sot se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.170/2022 në ngarkim të të pandehurve Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *