• |
ide | kryesore

Një javë zgjati “çudia”, leku nis sërish forcimin ndaj euros

Lajme, Të fundit



Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur këtë javë në rënie të fortë, pas rritjes së javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë, në rënie me pothuajse tre lekë nga niveli ku mbylli javën e kaluar.

Sipas agjentëve të tregut, rritja e javës së kaluar në masë më të madhe ishte e pajustifikuar dhe rezultat i një lloj paniku si rezultat i kërkesës së përqendruar. Me shumë të ngjarë, një kërkesë e tillë erdhi si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjektet që kishin vendosur të shfrytëzonin kursin e favorshëm që ofronte kulmi i sezonit veror.

Sapo kjo kërkesë shteroi dhe bankat mbyllën pozicionet nga shitjet e valutës, duke se kursi i këmbimit të Euros ka rënë në mënyrë të menjëhershme. Rënia e kursit të Euros është reflektuar në përmasa të ngjashme edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye me 93.22 lekë, në rënie me 3.33 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik u këmbye me 119.8 lekë, në rënie me 3.92 lekë nga fundi i javës së kaluar. Franga Zvicerane u këmbye me 107.19 lekë, në rënie me 3.63 lekë krahasuar me ditën e premte.

Periudha mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht shënon edhe pikun e efektit sezonal në kursin e këmbimit, për shkak të prurjeve valutore nga turizmi. Për këtë arsye, është e prishme që pozitat e lekut të qëndrojnë të forta në afatin e shkurtër.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i theksuar i lekut këtë vit ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të Bilancit të Pagesave dhe rritjes së flukseve hyrëse, sidomos nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte. Mbiçmimi i lekut po ndihmon Bankën e Shqipërisë në objektivin për uljen e inflacionit, ashtu siç po jep një efekt pozitiv në uljen e borxhit në valutë të sektorit publik dhe privat. Forcimi i lekut po i bën më të lira importet dhe është një ndër arsyet pse Shqipëria ka pasur inflacion më të ulët krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera. Besohet se efektet e valës së re të forcimit të lekut, pas pranverës, do të jenë më të prekshme në çmimet e konsumit gjatë muajve në vazhdim.

Por, nga ana tjetër, forcimi i monedhës vendase po ndikon negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, që kanë të ardhura në valutë të huaj dhe shpenzime në lekë. Efektet më të forta mund të ndihen në sektorin e fasonerisë, ku mundësitë për të korrigjuar marzhet si rezultat i forcimit të lekut janë të kufizuara. Megjithatë, forcimi i lekut po ndikon negativisht edhe sektorët e tjerë, përfshirë turizmin, duke i bërë më pak konkurrues në shitjen e mallrave dhe shërbimeve për blerësit e huaj./ Monitor



1 Comment

  1. Akoma ju skuptoni asgjë ! Nuk është forcuar leku por është forcuar rama ai e ngre dhe ul sa herë i ngrihet ky është një burim tjetër ashtu si bordi i cmimit të naftës për të vjedhur shqitarët,cunat e londrës,turistët,bizneset, kështu ai i lan borxhin begetin e të tjerëve,dhe mbushin llogarit e veta për të ndërtuar resorte në brgdet si ndërtus strategjik. Ka dhjetë vjet që përdoren kto skema piramidash.Hahahaha ju sqipëtari tru thari që skuptoni kur ju hyn k…. hani buk dhe flini gjumë, o skllevër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *