• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Meta: Kryevepra kriminale e Rilindjes

Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u ndal te sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se inceneratori i Tiranës, bashkë me atë të Fierit dhe Elbasanit janë kryevepra kriminale nga qeveria dhe se vendimi i SPAK ishte i vonuar.

“Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal. Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.



4 Comments

  1. U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit,po blloku o shoku salihut qe i shpetove burgut nga kercenimet qe salihu i beri gjykates,spiuni metaj mos u gezo se do dalesh bllof

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *