• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pas 10 orësh në det i riu falenderon policët që i shpëtuan jetën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 28 vjeçar ka kaluar natën në det të hapur, mbi një Jet Ski të fikur për shkak të një defekti duke rrezikuar të humbte për shkak se rrymat detare e zhvendosnin gjithnjë e më larg bregut. Miqtë e tij kishin telefonuar policinë për humbjen e të riut që mbremjen e djeshme nga Porto Palermo drejt Borshit. Janë dashur 10 orë kërkime nga policia që i riu të gjendej në mes të detit siç mund ta shihni në videon më poshtë, ku ai falenderon policinë.

“Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.” dëgjohet të thotë i riu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *