• |
ide | kryesore

“Ardi më çau k*rin…”, Olti Bistri i tregonte biznesmenit operacionet e policisë: Nesër mos e hap, ka kontroll Operacionalja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dosja voluminoze e SPAK me bisedat e enkriptuara në aplikacionet Sky tregon edhe njëherë lidhjen e Policisë së Shtetit me krimin e organizuar. Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të këtij hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor, komunikon vazhdimisht me Pellumb Gjokën, biznesmenin që ushtronte veprimtari të lojërave të fatit në Tiranë në mënyrë të kundraligjshme.

Bistri i cili deri para disa javësh ishte shef i Njësisë Operacionale, i rrëfen gjithcka Gjokës për t’i shpëtuar biznesin. Dekonspiron aksionet e policisë dhe tregon bisedat që ai ka bërë me eprorët e tij. Asokohe ishte Rebani Jaupaj, ish-drejtori i Policisë Tiranë dhe Ardi Veliu, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Bistri i shkruan Gjokës: S’do as Ardi se i thashë (Ardi Veliu). Bile dhe për këtë më çau ka*in. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin. 

Pra, Oltion Bistri që drejtonte Komisariatin Nr.2 në vitin 2019, nuk donte t’i hiqte lojërat e fatit të paligjshme Pëllumb Gjokës sepse i kishte dhënë fjalën.

Në një tjetër komunikim Bistri i shkruan Gjokës: Nesër mos e hap. Këto 2-3 ditë, mos i thuaj njeriut. Po 2-3 ditë. Nesër ka aksion nga Operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty te ty do të të them vetë. Mirë është mos të jetë hapur. Nesër në darkë mbylle, ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet. 

Pra, jemi në kushtet kur një drejtues i nivelit të lartë në Policinë e Shtetit informon shkelësit e ligjit, biznesmenin Pëllumb Gjoka në këtë rast.

Në biseda të tjera Oltion Bistri i tregon biznesmenit edhe komunikimet e tij me drejtorin e Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj. Për rastin e kazinosë së tij sipas bisedave, thuhej të ishte i interesuar edhe Ministri i Brendshëm asokohe, Sandër Lleshi.

Bisedat në Sky të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dëshmojnë atë që kemi thënë prej kohësh, se kjo organizatë është bërë njësh me krimin në shumë raste. Natyrisht jo të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, por drejtuesit e saj që e kanë tradhtuar misionin që ju ngarkon ligji. Në ditët e ardhshme pritet të zbardhen të tjera komunikime në aplikacionet e enkriptuara. ©LAPSI.al

 



14 Comments

  1. Berisha nuk bën asgjë pa qëllim. Kush ka ndjekur trajektoren 33 vjeçare politike të Berishës e di fort mirë se ai në krye të herës dhe kur flet nuk të sheh në sy. Sheh diku tjetër dhe larg qoftë kur e ka syrin e majtë si të ngrirë, ka shumë ligësi në trupin e tij, ligësi që shpërshfaqet në forma të ndryshme, por në shumicën e rasteve ka shpërthyer në lumenj gjaku.Me njerzit e salih serbit

    1. Artikulli flet per dicka tjeter o no name, por per ju patronazhistet e ndyre qe nuk dini as te lexoni shqip, per cdo gje fajin e ka Saliu. Rama puthet e ben seks me Vuciqin, ju quani Saliun serb. Rames i kendon Daqiq “O sole mio”, ju te pafytyret dhe te paemrat fugiste, prape fajin e ka saliu. Rama mbron Vuciqin e serbet kunder shqiptareve te Kosoves, ju fajsoni Saliun. Kjo tregon se sa tmerr e keni Saliun dhe ne fakt nuk keni faj, do ju lere pa buken e gojes ndonje dite se nuk dini gje tjeter, vecse te shpifni dhe te hidhni llumin tuaj nder komente. Tjeter gje nuk dini te beni. Jeta juaj eshte njelloj si ajo e zvarranikeve qe dine hedhin vetem helm.

    2. Juve sufllaqexhinjte e rilindjes edhe kur kapeni me presh ne duar prap fajin e ka Berisha. Kaq trushplare qenke ore se njeriu qe ka dinjitet thote mjaft dhe nuk merret me me postime fallco apo propagande duke e ditur qe jane ne dem te Shqiperise!

  2. Mafiozet jane veshur me uniformen e shtetit . Por ky nuk eshte ndonje problem i madh , problem eshte se egjithe kjo ka ndodhur me deshiren dhe urdherin e palloshit .

  3. priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”

    1. Po he do thoni ju ku ishe humbe .
      Pirth se lirohesh ore do konfiskoget ndonje pasuri e me to te behet veper publike apo lesht .plasi bytha se bejne burg hajdutet

  4. Jo te bashkepunoje me krimin policia e shtetit ,por e gjithe qeveria te jete plot me kriminele ( pothuajse eshte) ne prape per Ps do votojme.Nuk duam buke,nuk duam uje,nuk duam asgje vetem Edi te jete ne krye.E te plase opozita,asnjehere nuk do fitoje.

  5. Po c’eshte ky fjalor aspak dinjitoz per nje kuadro te Policise se Shtetit te Republikes se Shqiperise… mor ja qifsha robt?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *