• |
ide | kryesore

Kazinoja në Tiranë/ Del emri i Rebani Jaupit në dosjen e Pëllumb Gjokës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mes të arrestuarve për operacionin Metamorfoza është edhe Oltion Bistri, polic me një karrierë të gjatë, që në vitin 2020 ishte shef i komisariatit nr.2 në Tiranë. Pikërisht në zonën e tij, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Por Oltion Bistri si shef i komisariatit, refuzonte ta mbyllte kazinonë, “jo për 1500 eurot” që i përmend Pëllumb Gjokës, por për hir të fjalës që kishte dhënë. Në përgjimet e SPAK del disa herë emri “Rebani”, me të cilin Bistri thotë se komunikon vazhdimisht për çështjen e kazinosë, madje edhe për një “Ardi”, tjetër polic që përmendet në komunikimet mes tij dhe Pëllumb Gjokës.

Sipas asaj që ish shefi i Komisariatit nr.2 Oltion Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës, “ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.



9 Comments

  1. Pasojat e Rames dhe Tahirit. Pse cfare prisni nga Rebaniu, kur nje puntor i thjjesht administrate nuk punon per rrogen???
    Apo te vjedhin civilet po shtetin ta mbajne policet me 700mije leke
    Keta Policet nuk kane kalamaj qe duan ti rrisin mire???

    Rritini Rrogen Policise se edhe me shkurtim te forcave Policore behet puna…

    1. Berisha nuk bën asgjë pa qëllim. Kush ka ndjekur trajektoren 33 vjeçare politike të Berishës e di fort mirë se ai në krye të herës dhe kur flet nuk të sheh në sy. Sheh diku tjetër dhe larg qoftë kur e ka syrin e majtë si të ngrirë, ka shumë ligësi në trupin e tij, ligësi që shpërshfaqet në forma të ndryshme, por në shumicën e rasteve ka shpërthyer në lumenj gjaku.

  2. Rebani Jaupi eshte vellai I Sami Jaupit ish kryetarit te komitetit ekzekutiv te Tepelenes ! Jane te lidhura te gjitha gjerat ,I ka lidhur ish spiuni I sigurimit shoku Gramoz Ruci! Po ju harruat ish drejtorin e policise te Berati Mond Targaj ne hunden e te cilit punonin 50 gra qe vinin nga Shkodra per te pastruar drogen! Po I hyri gjemb ne kemb Mondit ? E cuan ne ministri! Edhe ajo droga qe perpunohej ne Berat ishte e Pellumb Gjokes I lidhur me Rebaniun- Mondin – Gramozin ! Gramozi I beri te gjithe policat e Tepelenes drejtora dhe shefa ne te gjithe republiken se merte dhe mer pjesen nga sejcili!

  3. priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”Erdhi radha duroni dhe pak o cecene maloke,do filloni te qani neper rruget e tirone kur salihu tju lej shendene,do ktheheni te gjithe neper shpellat tuaja o rrace muti

    1. Koment tipik kari. o I Paemer dhe i pa kallun. Asnje nuk ka thene te mos hapet 21 janari etj, biles te hapet se ka shku shume gjate dhe po behen manovra per ta dhi si proces. 21 janar, cez-dia, kompleksi, porti i durresit qe eshte i fresket, unaza e re etj etj gjithshka te hapet e te cohet deri ne fund. Por deri me sot vetem sa eshte gervishtur siperfaqja dhe te gjithe qe jane ne burg jane nga qeveria, nga parlamenti dhe nga bashkite te gjithe te majte. Kjo nuk te ben pershtypje mer rrot kari ????
      Per te gjithe shqiptaret e rendesishme eshte te shkojne ne burg dhe te dorezojne gjene e vjedhur shqiptareve te gjithe funderrinat dhe grabitesit, korrupsioni nuk ka as ngjyre dhe as te majte e te djathte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *