• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet 36-vjeçari me armë brenda lokalit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë në SHBA dhe Itali



Policia ka vendosur në pranga një 36 vjeçar, banues në Tiranë, i cili u kap me armë zjarri pa leje brenda një lokali në kryeqytet. Policia u “alarmua” pas marrjes së informacionet se në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik, 36-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Si rezultat i operacionit “Klienti”, u arrestua në flagrancë 36 vjeçari me iniciale G. N., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Klienti”. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Isuf Elezi”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi G. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *