• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Del video e përplasjes me αrmë në Prishtinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
përplasjes



Gazeta Blic e ka publikuar videon nga momenti i fillimit të përplasjes dhe gjuajtjes me αrmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Pamjet janë tepër të rënda, prandaj nuk rekomandohen për personat e ndjeshëm apo me probleme.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të së premtes. Një person humbi jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën në një lokal në qendër të kryeqytetit. Viktima është Kastriot Ramadani i cili mori një plagë vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas përplasjes mes dy grupeve.

Të plagosur me armë mbetën edhe 6 të tjerë ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo sendet tjera. Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njoftoi se 5 persona janë paraqitur për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

I dyshuari kryesor për ngjarjen dhe që ndodhet në arrati është Dukagjin Nikollaj, i njohur si “Duka”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge FBI që në vitin 2016. Pamjet më poshtë janë të ndjeshme dhe nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 18 vjeçare. 

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë janë duke punuar në në zbardhjen së plotë të ngjarjes, duke i përfshirë në veprat penale ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duke iu referuar kësaj ngjarjeje tha se vrasja erdhi nga dora e kriminelëve të cilët për arsye të dështimeve të drejtësisë kanë qenë të lirë. Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të iniciojë themelimin e një task-force për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *