• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Dnipropetrovsk, vritet në luftime ish-deputeti ukrainas

Lajme, Planet



Prej më shumë se 530 ditësh, Ukraina vazhdon të përballet me sulme të njëpasnjëshme me raketa dhe dronë nga Moska. Mbrëmë gjatë luftimeve, në fushë afër Zaporizhzhia, u vra ish-deputeti ukrainas, Serhiy Slabenko, ndërsa luftime të ashpra kanë vijuar edhe gjatë natës në e Dnipropetrovsk.

Një breshëri raketash ka goditur disa rajone të Ukrainës gjatë orëve të fundit, nga të cilat u vra edhe ish-deputeti ukrainas Serhiy Slabenko, i cili ndodhej në frontin e luftimeve Zaporizhzhia. Këtë lajm e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase. Serhiy Slabenko, i cili ishte deputet midis viteve 2002 dhe 2006 do të kishte mbushur 58 vjeç për 20 ditë.

Ndërsa luftime të ashpra kanë vijuar edhe gjatë natës në Ukrainë, ku dy rrethe të rajonit të Dnipropetrovsk u bombarduan mbrëmë. Kreu i administratës ushtarake, Serhii Lysak, shkroi në Telegram se një raketë armike goditi rajonin dhe shkaktoi shpërthime në lagjen Synelnyky.

Kievi, nga ana tjetër, ka goditur dy ura që lidhin Krimenë me rajonin e pushtuar Kherson. Në planin diplomatik, ka shpresa nga bisedimet për paqe në Jeddah, të cilat flasin për konsultime produktive.



4 Comments

  1. BISEDIME NE PLAN INTERESI JAN PA PA REZULTAT MBASI MUNDESIT SPERBUSHIN QELLIMIN .KURSE BISEDIMET NE PLAN DOMOSDOSHMERISH KAN REZULTAT MBASI NJIHEN ME DOMOSDOSHMERIT DHE MARRIN PERGJEGJSI PER JUSTIFIKIM PERGJEGJSISH PERSHTATESHEM ME NEVOJEN thotë:

    NDOLLEMI AKOMA NE ZHVILLIM KONKURENCE ME PLANE INTERESI DHE BINDJE QE MUNDESIT NUK JU PERMBUSHIN INTERESIN E KONKURENCES DHE NE PRAG TE EKLIPSIMIT MENDIMIT PRODUKTIV I CILI QE TE NDOLL DON QARTESI SIGURI ORIENTIM QE TE NDOLLIN GJALLERI SHPRES ZGJILLJE KJO DON VULLNET ANGAZHIM PER KET MUNDESIT JAN ,PASTERTIJA VLERAT ANGAZHIMI

  2. PERSE NUK LEJOHET MENDIMI LIR APO TREMBENI NGA SFIDAT KU NE FAKT AJO QE JU DUKET ZGJILLJE PER JU ESHTE SFID DHE AJO QE E MENDONI SFID ESHTE ZGJILLJE DOBI

  3. Po keta Ruset sikur Ishim mundur se ju mbaruan Ushqimet, Armet dhe Barnat mjekesore. Tani si ka mundesi qe vrane dhe ish deputetin? Lere se e kane vrare me gure qe ta hane se nuk kane pas ushqime kanibalet e Rusise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *