• |
ide | kryesore

Zjarret në Greqi/ Shpallen 11 zonat më të rrezikuara

Lajme, Planet



Ministria e krizave klimatike dhe e mbrojtjes civile ka ngritur alarmin në Greqi për të paktën 11 zona që janë të rrezikuara nga zjarre.

Atikë, Kythira, Boeotia, Argolis, Korinthia, Messinia, Focida, Achaia, Laconia, Chania dhe Rethymnon, janë vendet që janë më të rrezikuara sipas autoriteteve greke.

Sekretariati i Përgjithshëm i mbrojtjes civile ka njoftuar organet kompetente qeveritare të përfshira në shërbim, si dhe qarqet dhe bashkitë e qarqeve të mësipërme, që të jenë në gatishmëri të shtuar për mbrojtjen. Në të njëjtën kohë, Sekretariati i Përgjithshëm i mbrojtjes civile rekomandon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve, përdorimi i makinerive që shkaktojnë shkëndija.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *