• |
ide | kryesore

Prishën qetësinë publike/ Procedohen tre administratorët në Durrës

Lajme, Të fundit
kosova



Uniformat blu bëjnë me dije se tre të proceduarit janë shtetasit me iniciale: . H., 35 vjeç dhe K. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe për shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Evidentohen dhe goditen 3 raste të tjera të ndotjes akustike.

Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në 3 lokale në lagjen nr.1, dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike dhe kishin shqetësuar banorët, procedohen penalisht 3 administratorët.

Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm për disa kallëzime të qytetarëve, se në lokale të ndryshme, në lagjen nr. 1, vihej muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për ta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë ndërhyrë menjëherë në 3 lokale, për të ndaluar vijimin e kësaj paligjshmërie.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e këtyre lokaleve, shtetasit E. H., 35 vjeç dhe K. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe për shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *