• |
ide | kryesore

Himarë/ Mbollën kanabis dhe zaptuan plazhet, vihen në pranga dy biznesmenë

Lajme, Të fundit
Arrestohet drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik



Dy pronarë lokalesh janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Himarë pasi akuzohen për zaptim të hapësirave publike dhe për përshtatjen e lokaleve për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “All in”, si rezultat hetimeve është bërë i mundur arrestimi i pronarëve të këtyre dy lokaleve dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Nën hetim është vënë edhe kamarieri në këtë lokal që nuk ka kallëzuar krimin.

Ndërkohë një tjetër pronar është nën hetim pasi kishte pushtuar hapësirë publike, në plazhin e Krorëzës, për të vënë çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të operacionit është bërë i mundur sekuestrimi i lënëve narkotike municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. pirdh pirdh se lirohesh. P{lazheve dhe detit dhe lulishteve dhe pyjeve u kane dale "PRONARET" !! thotë:

    pirdh pirdh se lirohesh. P{lazheve dhe detit dhe lulishteve dhe pyjeve u kane dale “PRONARET” !!
    Delet te lahen me uje pusi ne shkerdhatokracine e rames berishes metes. Rrini urte se jua hoqem dhe tallonin e rroges

  2. pirdh pirdh se lirohesh. P{lazheve dhe detit dhe lulishteve dhe pyjeve u kane dale "PRONARET" !! thotë:

    Eeee pirdh pirdh se lirohesh. P{lazheve dhe detit dhe lulishteve dhe pyjeve u kane dale “PRONARET” !!
    Delet te lahen me uje pusi ne shkerdhatokracine e rames berishes metes. Rrini urte se jua hoqem dhe tallonin e rroges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *