• |
ide | kryesore

Ekzekutohet me 3 plumba në mitingun elektoral kandidati për president në Ekuador

Lajme, Të fundit



Kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio është ekzekutuar gjatë një tubimi të fushatës. Ish anëtari i asamblesë kombëtare të vendit u qëllua me tri plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën.

Një prej anëtarëve të ekipit të tij në fushatë u tha mediave se viktima ishte duke hipur në makinë dhe një burrë i doli përpara dhe e qëlloi në kokë tre herë.

Policia arriti të qëllojë edhe agresorin i cili ndërroi jetë ndërsa u arrestuan 6 të dyshuar. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë janë plagosur nëntë persona, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të mbahet më 20 gusht.

Presidenti aktual Lasso, i cili nuk do të jetë në fletën e votimit, tha se ishte i indinjuar dhe i tronditur nga vrasja, duke shtuar se ata që shkelin ligjin do ndëshkuar.

Krimi i organizuar ka bërë një rrugë të gjatë, por pesha e plotë e ligjit do të bjerë mbi ta“.- tha ai.

Aktualiteti në Ekuador

Krimi dhe prania e kartelave të drogës në Ekuador vjen gjithnjë e më shumë në rritje gjatë viteve të fundit, duke e kthyer në një ndër retorikat kryesore të fushatave presidenciale të këtij viti por edhe të politikës në tërësi. Muajin e kaluar, Lasso shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim natën në tre provinca pas një numri vrasjesh të lidhura me krimin e organizuar.

Përveç sigurisë, fushata e Villavicencio ishte fokusuar në luftën e korrupsionit, një temë që ai e kishte mbuluar në një karrierë të mëparshme si gazetar si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Javën e kaluar, ai tha se ai dhe ekipi i tij ishin kërcënuar nga kreu i një bande të lidhur me trafikun e drogës.

Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve, edhe pse jo kryesuesi.

Vrasja e tij pason atë të Agustín Intriago, kryebashkiak i qytetit Manta, në korrik dhe Omar Menéndez, kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Puerto López, në shkurt.



1 Comment

  1. E cuditshme qe ne asnje rresht nuk permendet qe ishte kandidati presidencial i te djathtes ne Ekuador. I njejti rast si kandidati i Japonise para dy viteve, edhe ai i djathte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *