• |
ide | kryesore

FMN: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës pengesë për zhvillimin ekonomik

Lajme, Të fundit
FMN



Fondi Monetar Ndërkombëtar ka komentuar masat që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës. FMN tha se ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja.

Gjatë vizitës së zhvilluar në Prishtinë nga data 31 korrik deri në 4 gusht të këtij viti, Fondit Monetar Ndërkomëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella deklaroi se nëse masat e ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës nuk hiqen, vendi pritet të përballet me pengesa të mëdha.

“Në veçanti, zhvillimet e fundit në katër komunat veriore çuan në masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë që kufizojnë bashkëpunimin e ri ekonomik dhe financiar. Ndërsa këto masa nuk pritet të ndikojnë në perspektivën nëse kthehen në afat të shkurtër, ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë.”, tha Di Bella.

Ai theksoi se paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura globale në Kosovën veriore mbeten rrezik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *