• |
ide | kryesore

Aksident në Fier-Shegan, dy makina përplasen kokë më kokë

Lajme, Të fundit
Pogradec, Policia, Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari



Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në qendër të Fier-Sheganit në Lushnjë. Dy automjete, njëri tip ”Audi“ me targa italiane dhe një kamionçinë transporti janë përplasur me njëra-tjetrën, rreth orës 5:30.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë mosdhënia e përparësisë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *