• |
ide | kryesore

Analiza/ Pse u detyrua Rama të shfajësojë Berishën për kullën

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama kulla



Me një “çarçaf” të gjatë që ka varur në murin e tij virtual, Edi Rama ka sulmuar operacionin mediatik që prej disa ditësh ngriti biznesin e përbashkët mes tij dhe Sali Berishës nëpërmjet lidhjeve me pronarët e kullës “Mali Tirana”, që nisi të ndërtohet në qendër të Tiranës. Me mohimin e një biznesi pozitë-opozitë të cilën e quajti konspiracion, Edi Rama shfajësoi veten, por edhe palën kundërshtare. Për hir të së vërtetës e gjithë narrativa baltoste më shumë opozitën e Berishës se sa qeverisjen e Ramës.

Që një opozitë të frymëzojë duhet të jetë në radhë të parë e pakorruptuar dhe e aftë t’i rezistojë joshjes së favoreve të pushtetit. Që të ngjallë shpresë dhe të bëjë ndryshimin, opozita supozohet t’u flasë qytetarëve në emër të parimeve më të larta, për një qëllim që shkon përtej interesave vetjake. Por si mund t’i arrijë të gjitha këto, nëse zhytet në pazare me pushtetin?

Lexo edhe: Analiza e qëndrimeve/ Kulla “Mali i Tiranës”, monument i turpit për të gjithë

Pikërisht për këtë njollë ndaj frymës opozitare në vend, interesi i Edi Ramës do të ishte që narrativa e kullës në themelet e së cilës ai qëndronte bashkë me Sali Berishën, të vazhdonte akoma më gjatë. E megjithatë ai e ka thënë fjalën kundër, duke sinjalizuar mediat pranë tij t’i ndalin “topat e baltës” kundër Berishës dhe të birit dhe arsyet për këtë janë disa.

1) Arsyeja e parë, është se afera e kullës Rama-Berisha në qendër të Tiranës përforcon imazhin e Ramës si njeriu me fuqinë më të madhe korruptuese që ka njohur ndonjëherë politika shqiptare. Shembujt janë disa. A) Asnjëherë më parë një pushtet nuk i ka korruptuar mediat siç ndodh nën qeverisjen e Edi Ramës. Edhe nën pushtetin e Fatos Nanos, edhe nën pushtetin e Sali Berishës, mediat kanë qenë të ndara në pro dhe kundër pushtetit. Vetëm falë fuqisë korruptuese të Edi Ramës, mediat janë bashkë për të krijuar një errësirë të tillë mediatike, që i dedikohet një kontrolli kapilar të redaksive. B) Paralelisht me mediat, është kalimi në anën e qeverisë i njerëzve të biznesit. Të konsideruar rëndom si oligarkë, të njëjtët njerëz që përfitonin favore nën qeverinë Berisha, gjetën një ambjent po aq të përshtatshëm por akoma më të sofistikuar për mënyrën e të bërit biznes nën qeverisjen e Edi Ramës. Sot, për biznesmenët më të mëdhenj në vend është ekzistencial koordinimi me qeverinë, pavarësisht të shkuarës apo bindjeve personale. C) Rast flagrant i fuqisë korruptuese të Edi Ramës është Charles Mcgonigal, ish shefi i zyrës së FBI në Neë York. Në këmbim të favoreve që mori nga Rama për licensat e naftës, McGonigal nxiti hetimin e Lulzim Bashës nga zyra e FBI në Shtetet e Bashkuara, duke punuar përsonalisht për këtë. Për veprimtarinë e tij të padeklaruar në Shqipëri dhe për paratë që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish zyrtari i lartë i FBI po gjykohet në SHBA. D) Rast tjetër i përfolur i fuqisë korruptuese të Edi Ramës është ai i Lulzim Bashës, i cili u filmua duke hyrë në të njëjtën hyrje me Taulant Ballën e Partisë Socialiste për një takim, rrethanat e të cilit nuk i sqaroi kurrë. Në muajt në vazhdim Basha përfitoi vulën e PD-së, ndërsa i ishte bashkuar socialistëve në disa votime konsensuale në kuvend.

2) Një bashkëpunim financiar Rama-Berisha do të ngrinte dyshime mbi lojën politike të Ramës përballë ambasadës amerikane që kërkon me çdo kusht eleminimin politik të Sali Berishës. Publikisht, Rama ka qenë 100% i njehsuar me qëndrimet politike të amerikanëve në raport me Berishën. E ka shmangur rregullisht replikën me të në çdo seancë parlamentare.

Praktikisht, grupi Berisha në kuvend nuk ekziston për kryeministrin, që e ka shpallur “të vdekur politikisht”, që pas shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njësoj nismat e grupit të deputetëve që mbështesin Berishën, për asnjë rast nuk kanë marrë mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialistë.

Një aferë kaq e madhe që i bën bashkë në kullën më të lartë të Tiranës, do të ishte një thikë pas shpine që Rama ia ngul ndërkombëtarëve, të cilëve u përbetohet për bindje në thuajse çdo nismë politike.

3) Bashkëpunimi me Sali Berishën për një operacion financiar si ai i kullës më të lartë në Tiranë do të ishte një lojë e dyfishtë përballë bashkëpuntorëve të tij brenda Partisë Socialiste, që po bien njëri pas tjetrit në burg dhe nuk e tradhtojnë “idealin e partisë”. Edhe pse këta janë në një gjendje mendore që më shumë se një partie politike, ngjan me një repart ushtarak, duhet thënë se mesazhi kryesor që i vjen nga kryetari i partisë është se “partia nuk është një zyrë avokatie”, apo se “në rastin e parë që dikush shkel në dërrasë të kalbur, kryetari do ta lëshojë”. Duhet kujtuar se në gojën e SPAK kanë përfunduar ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti Alqi Bllako. është shpallur në kërkim për t’u arrestuar ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe është sekuestruar inceneratori i Tiranës, një akt që implikon direkt kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj. Po ashtu është shkarkuar nga funksionet partiake, Damian Gjiknuri që është nën hetim nga SPAk për inceneratorin e Elbasanit. Një marrëveshje e Ramës me Berishën, do të shihej me irritim nga vartësit e tij, që deri tani e kanë justifikuar liderin e tyre, megjithëse vetë kanë përfunduar ose janë drejt qelive të burgut./Lapsi.al



25 Comments

  1. Luli eshte opozitar I vertete.Foltoristet dhe mediatiksat e foltores duhet te rikthehen tek luli dhe cadra e liris.

      1. Po kur themi ne që populli ka ngecur keq, joo, thoni ju të lapsit, ka shpëtim.
        Tek kush ka shpëtim?
        Rama mbron Berishën, Xeni thoshte sot se ja kemi dhënë 20% Ramës dhe ai e hëngri.
        1 milion zgjedhës nuk shkojnë të votojnë.
        Shkojnë 800 mijë të Ripjelljes dhe 500 mijë të Ridhjerjes.
        Sepse nuk duan asnjë nga alternativat.
        Arlind Qorri është komunist, nuk e duam.
        Adriatk Llapaj, më keq, është i Sorosit. ( Harrojmë se të Sorosit kanë qenë edhe Berisha, Nano, Rama, Basha, Veliaj).
        Altin Goxhaj, nuk bën, do t’përçaj të djathtën.
        Atëhere dëgjoni demokratin e varfër, por me shpirt të pasur, Ilir Vrenozi.
        Vrenozi, ka bërë një postim në vitin 2051, kur ai është 80 vjeç. Lindi dhe u plak në protesta Iliri.
        Nga viti 2013 deri 2029, protestoi kundër Ramës.
        Nga viti 2029 deri në vitin 2045, protestoi kundër Erjon Viliajt.
        Nga viti 2045 e në vazhdim po proteston kundër Zaho Edi Ramës.
        Po i përgjigjet thirrjes për protestë të nipit të Sali Berishës, djalit të Argitës.
        Lufta tani fillon. Jemi në vitin 2051.
        Iliri është 80 vjeç. N
        2013 ka qenë 42 vjeç. Ka 38 vjet që proteston dhe i thonë . Beteja tani fillon.

          1. Kët fjalë di ti ! Ilaçet!
            Vazhdo e piji për 25 vjet të tjerë.
            Ske për ta arritur se deri atëherë do kesh varur veten me zorrë qeni.

  2. Shkrim ekselent duke bërë një përshkrim të detajuar mbi pozicionet e gjithë secilit nga aktorët.Rama si gjithmonë hidh gurin dhe mediat e tij e bëjnë fakt të sigurtë.Pranon se e dha lejen dhe për këtë se zinte gjumi për të mirën e Tiranës. Qesharak!!!Që donte t’a njolloste Berishën as që s’diskutohet por i pakorruptuari në gen nuk korruptohet.Dhe për të gjithë ata banditë që duan t’a njollosin e morën përgjigjen.Dhe se fundi Basha njeriu më i ulët që për para shet dhe fëmijën.Doli cullak me këtë ngjarje dhe me deklaratat kundër Berishës.Ajo leje është dhënë nga Rama për miqtë e tij dhe për vasalin Basha.Sigurisht përfitues janë Rama e Veliaj si gjithmonë duke shkatrruar Tiranën që tashmë është shëndruar në beton i tërë.

    1. Në këtë lëmshin e intrigave mediatike shqiptare, ka shumë enigma që duhen zhbiruar.

      E para me që jemi tek tema e “Malit të Tiranës”.
      Sa kate është parashikuar se do të jetë , 54 apo 164 pasi në media të ndryshme jepen shifra të ndryshme.
      Kush e ka të drejtën e firmës për lejen e ndërtimit të këtij “Mali”, Rama, Berisha, Erioni, Meta, Basha Spiropali apo Arlind Qorri ?
      Projektuesit e morëm vesh se janë disa arkitektë danezë e një shqiptaro-danez, po kush na qenkan ata “qerratej” oligarkë ndërtues që paskan kaq para të shumta për të ngritur një mal të lartë në mes të Tiranës ?
      Sa do të jetë kostoja e ndërtimit e qirrasë apo blerjes së një metro katror në këtë mal ?
      Për këtë mediat duhet të pyesin ekspertë të ndërtimit si Arben Muçoja që të na skjarojë, dhe ekspertët e kostos së kultivimit e shitjes së kanabisit që tashmë janë të pajisur me patenta ndërkombëtare.

      Grupi i dytë i enigmave ka të bëjë me lidhjet e politikanëve shqiptarë me njerëz të krimit mbrenda e jashtë Shqipërisë e për këtë do të na ndihmojë “inteligjenca artificiale” kompjuterike.
      Në disa media sociale amerikane kanë filluar të qarkullojnë disa video të këtij zhanri modern, ku dukej kjartazi ish presidenti amerikan Trump duke ikur i lemeritur nga policët që po e ndiqnin pas për ta arrestuar, e në një video tjetor Trumpit me fytyrë të shfytyruar, policët e kishin kapur po i vinin prangat.
      Mendoni sikur kësij videosh të “inteligjencës artificiale” të fillojnë e të qarkullojnë edhe në portalet shqiptare.

      Do të shohim Berishën në biseda të fshehta jo me Karaxhiqin por me Karagjorgjeviçin.
      Ramën jo me Vuçiçin po me Stalinin.
      Tao Pallën jo me McKonigalin po me Al Kaponen.
      Bashën jo me Tao Pallën po me Vladimir Putinin. etj.etj.etj.

  3. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Kjo ishte loja.Edi Rama ka sulmuar operacionin mediatik,operacionin mediatik që e projektoi vetë me Fugën!Pyetja që shtrohet tani është,do të ketë protesta tani që Rama e “mori përsipër fajin”?Nëse jo,protestuesit naivë dhe ata që ulëritën ndaj Berishës,janë tallur dhe poshtruar nga Rama .Rama është diabolik,nuk ka të bëjë fare me intelektualin e mirëfilltë, ndryshe do të kishte sukses në profesionin e tij si piktor,por u poshtrua në Bienalen e Venecias për pikturat e vlerësuara si të një adoloshenti nën efektin e drogës,pa përmendur 500 mijë Dollarë që pagoi dhe nuk ka anjë hetim. Rama duhet të dënohet me varje,ndryshe Shteti mafioz që ai ka ngritur,do ta zhdukë shqiptarizmin.

  4. Nji perzierie k.artikulli per zhurme mediatike, per te terhequr vemendje, e pas saj mbase ndonje honorar, e kjo pasi ne mes te thashethemeve eshte futur Qorri,, qe na shihet nga artikull shkruesi si shpresa politikes, por per ket nuk i thote qe do perfundoi si ish partia e Spahiut, qe sot na jep mendim ne emigracion si ish patriot.Ballanca e aresyes, te con ne mos besimin e artikullshkruesit per mardhanijetBERISHA, RAMA, si kundrshtare te perbetuar qe jane, po ja qe na i shfaqin bashkepunues per qellime te tjera virusale.

  5. Si mundet që nga një hajdut ordiner i ikonave të vjedhura , psikopat me kartelë, drogmen deri në palcë , kriminel në gene , injorant që kudo lë gjurmë dështaku , të arrij të rrafshoj gjithë Shqipërin , të shkel me këmbë një popull të tërë duke mbjellë mjerim , varfëri , krim , drog e duke shpërngulur nga vendi me qindra mijëra prej tyre , ndërsa ky popull , duke sharrë e kafshuar veten për të mbijetuar , ti nënshtrohet këtij fati të ndyrë që i dikton ky mostër , për ta dhe fëmijët e tyre?

  6. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

    Por mjafton një verifikim i thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi i tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

    Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë

  7. Nuk shfajesoi njeri Rama.

    Thjesht sqaroi qarte e mbi te gjitha bukur sic vetem ai di ta beje, ate qe shumica e popullit qe e voton prej dekadash si Kryebashkiak e si Kryeminister te vendit, e di shume mire.

    💜💜💜

  8. Sepse pjerdhin te dy ne nje poç . Nuk eshte nje e nuk eshte dy , nuk eshte njeri e nuk eshte tjetri , e gjithe kasta e vjeter duhet te largohet menjehere , çdo dite e me shume po kuptojet qe eshte super super e korruptuar . Kryekurva qe eshte ne pushtet duhet jo vetem te largohet nga politika por te shkoje direkte e tek 313 -ta.

  9. Ju te gjithe jeni deri ne fyt me hajni . Tlargoheni eshte pak tua qish librin e shtepise e tju futesh te gjall ne hell prap e keni shum pak

  10. Nuk kuptoj se perse kercejne sikur i i bickuar zekthi keto te ashtequajtur opozitar e te tjere pafund per nje kulle 100 miljon eurosh. Shqiperia ka shume investime te tilla me para qe nuk i justikon askush. Shqiperia eshte e zhytur e tere ne korupsion e vjedhje qe nga viti 1992. Jeni ne gjendje te kuptoni se si u bene miljonera nje grusht njerezish qe deri dje ashtu si te gjithe nuk kishin buke te hanin. A jeni ne gjendje te justifikoni pabarazine sociale qe eshte kembekryq ne vend pa ju shkuar mendja te hajdutet, mashtruesit, e lloj lloj horash qe i quajme politikan te cilet kane krijuar kete situate ekonomike absurde. Shikoni emerat qe permenden rreth kesaj kulle si akuzuesi dhe akuzonjesit te gjithe jane milonere, dini gje se si i kane bere pasurite e tyre me çfare parash? Besoni ju se jane figura publike per shembull pozitiviste? Une nuk besoj se jane njerez te ndershem, une besoj se jane hajdut kush ma shume e kush ma pak.

  11. Ta hace me te voglin, e jo ate te madhin,barazia e gjumesia eshte sipas komentuesit,,,me mire jemi me keta bandite qe kane nje jete qe na vjedhin, se sipas logjikes komentuesit na qenkan te gjithe njesoj Ilac me te mire per pergjumje nuk gjeni.Flini pra e duroni monstren Rama kanibalin e shqiperise. Gjithemon ne kurriz do u rrije lugati rilindas bashke me kurvat e kodoshet qe ka nga pas.

  12. “Koka e meduzës së krimit”, “I biri i Kristaq xhelatit”, “Edvin Kristaq betoni”, u zëvendësuan papritur me frazën qesharake “ftoj Edi Ramën të anullojë lejen”. Pra, koka e meduzës, u kthye në një zotëri të nderuar, që po i kërkohet të anullojë lejen e kullës, pa ndonjë shpjegim se përse duhet ta bëjë këtë, kush janë ndërtuesit e saj, sa kushton ky projekt

  13. Berisha ka bërë dy herë të njëjtin mëkat. Herën e parë pati fatin e Shën Llazarit që u ringjall jo nga mrekullia e Hyjnisë, por nga një mëkatar si Fatos Nano. Herën e dytë, humbja e tij në 2013-ën që normalisht duhet të ishte shpëtimi, u shndërrua në mallkim. Iku duke qenë brenda. Fali pronën duke mbajtur në xhep hipotekën e saj.

  14. Mendoka si Rama ky komentuesi i fundit. Berisha pa i patur ato, sulmohet ne menyre barbare sikur i ka, e cpresim nga hipokritet e pushtetit

  15. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lire nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.

    Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, kjo jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti.Nuk e kupton dot ti o malok komentin tim,ti je vetem per te shurruar si Qeni neper rruge.

  16. “I kërkova Angelos Syrigos që t’i përcjellë kryeministrit grek vendimin tim, i cili është gjithashtu një kërkesë e të gjithë banorëve të Himarës, për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar grabitjen e pronave greke” – shkruan Beleri në statusin e tij.

  17. Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

    Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *