• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ 47-vjeçari i plagosur paraqitet në spital

Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku është dërguar në spital 47-vjeçari Fatmir Odri.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *