• |
ide | kryesore

As ‘arresti shtëpiak’ nuk e ndal, 55-vjeçari gjendet në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’

Lajme, Të fundit
Aksidenti, Sarandë, Gjykata e kishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi, policia e gjen në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’



Një aksident i dytë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Si rrjedhojë janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve i dënuar me “arrest shtëpie”. Alfred Hunda, nga Libohova, disa ditë më parë u dënua me masën “arrest shtëpiak” për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.

E megjithatë rreth orës 20:26 automjeti i tij u përplas me atë të shtetasit T. H., 35 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit Hunda, dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës. Ky aksident është i katërti që ndodh në harkun e 12 orëve të fundit në rrugën nacionale Tepelenë-Kakavijë.



1 Comment

  1. Cudi. Nuk e ruajti policia e Taulant Palles? Te mos aksidenyohej them, se te mos dilte nga shpia as pretendoj qe ta beje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *