• |
ide | kryesore

Konflikt për prona/ 53-vjeçari qëllon me armë gjahu kafshën e bashkëfshatarit

Lajme, Të fundit
policia,



Një sherr për prona në fshatin Luaras të Kolonjës, ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar mbi një kafshë të bashkëfshatarit të tij, me të cilin kishte konflikte.

Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet S.S., banues në fshatin Luaras në Kolonjë. Policia njofton se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53-vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *