• |
ide | kryesore

Pjesë e grupit “Ndragheta”, vihen në pranga 2 të rinj shqiptarë në Itali

Lajme, Të fundit
Dy shqiptarë të arrestuar në Itali, dyshohet për lidhje me Ndranghetan



Dy të rinj shqiptarë anëtarë të rrjetit kriminal “Ndragheta” kanë rënë në prangat e policisë italiane. Dy shqiptarët Damiano Maiolo, 24 vjeç, dhe Tritan Leika, 29 vjeç, janë arrestuar në fshatin Limito. Ata janë pragosur për trafikim dhe posedim kokaine. Ata u arrestuan pas kontrolleve të zhvilluara në banesat e tyre. Në to u gjetën 10 mijë e 500 euro dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Po ashtu, u zbuluan edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.

Ndërkohë, 29-vjeçari i arrestuar Leika rezulton se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyerpër trafikim droge. Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *