• |
ide | kryesore

Shkeli rregullat e qarkullimit me makinën e policisë, gjobitet inspektori

Lajme, Të fundit



Një inspektor policie është gjobitur pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit. Ky vendim është marrë pasi inspektorit iu publikua videoja ku shkelte rregullat me makinën e policisë. Në videon e postuar në rrjet shfaqet një automjet policie duke kryer manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë. Inspektori i policisë me inicialet A.B., që ka kryer këtë shkelje, është gjobitur me 3 mijë lekë të reja. Gjithashtu policia bën me dije se ka nisur një hetim në lidhje me inspektorin, për shkelje të lehtë të detyrës.

“Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor. Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative. Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë”, njofton policia.



3 Comments

    1. Respekte per ata pak polica me norma sjellje dhe qe respektojne rregullat e qarkullimit qe ne fakt jane shume pak zbatimi i rregullit dhe ligjit duhet qe çdo polic ta filloje nga vetja sidomos policia e qarkullimit le shume per te deshiruar qe ne moment qe te ndalon per nje kontroll rutine apo edhe nje shkelje menyra e komunikimit le shume per te deshiruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *