• |
ide | kryesore

Taksa e pronës/ Përjashtohen hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje

Arkiva, Lajme, Të fundit
edi rama hotel luksi, Rama



Qeveria po përgatit taksën e pronës që do të rëndojë në xhepat e qytetarëve për pasuritë e paluajtshme, që kanë në pronësi, por disa janë më të favorizuar se të tjerët përballë ligjit.

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” përfshin disa kategori, që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.

Nëse është e kuptueshme se taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk kuptohet pse i shmangen taksës një shtresë e pasur, siç janë individët apo kompanitë që kanë në pronësi hotele me 4 apo 5 yje.

Ky nuk është rasti i parë kur qeveria kujdeset për më të pasurit. Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj. Po ashtu, disa vite më parë, Rama u fali dhjetëra miliona euro më të pasurve kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%.

Neni 10 në projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”

Përjashtimet

1. Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme:

a) Pronat shtetërore;

b) Pronat fetare;

c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;

ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike;

e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;

ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe

f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

2. Si përjashtim ndaj pikës 1, shkronja “a” e këtij neni, përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk zbatohet për:

a) Pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë; dhe

b) Parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, pasuritë e paluajtshme klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji.



17 Comments

  1. Perjashtohen sepse hotelet me 4 apo 5 yje i kane vete qeveritaret te kamufluara nen emra te tjere.

    Zoti marrte hak mbi keta vampira qeveritare qe po i pijne edhe piken e fundit te gjakut ketij populli

    fukara qe po lufton per mbijetese ndersa keta majmen e zhgerryhen ne pasuri te perfituara me ane te

    pushtetit te tyre te ndyre. Ndoshta kishte te drejte poeti Ali Asllani kur thoshte se “Ne ka zot qe i

    duran poshte ky zot ky palo Zot” por ne fakt poeti e kishte gabim se ai duhej te shprehte ndryshej

    zemerimin e tij : “ne ka popull qe i duron, poshte ky popull ,ky palo popull”

    1. Qeveri socialiste që nuk zakson të pasurit por ja zhyt elektoratit të vet.

      Teorikisht sepse populli kurv socialist do votoje kryetarin sikur ti çojë në pidhtë sëmës

      Pyetja është për klasën e parë fillore pse nuk ia japin direkt vetë kanë çkanë shesin edhe motrat mamanë gratë fëmijët pse lodhin kryetarin me ligje pa ligje që ti qijë tëmën votuesve te vet?

      Vallë kaq të pashpirt të jenë nuk u vjen keq që rama lodhet për skema??
      Edhe vete pasi tia japin çdo gjë do vdesin të kënaqur, behet mirë edhe për kryetarin rama por edhe për ata votuesit socialiste!

    2. Kush ka nje dhome e nje guzhine qe ka punuar nje jete qe e ka siguruar duhet te paguaje me me shume se nje resort me 5 yje fare e thjeshte resortet me 4 – 5 yje i kane hajdutet qeverritare te kamufluar nen emrat te tjere turp turp hajdute ordinere. Nje kerkese kisha verini takse edhe ajrit qe thithim se vetem ky ka mbetur pa takse se nuk kini çar taksoni gje tjeter

  2. Fatkeqesisht Partia Demokratike (grupimi i Berishes se ata jan PD e vertete) kan rene ne nje fryme komuniste te pashembullt e Lapsi si nje nder spikeret kryesore te PD e tregon me se miri. Mjafton te lexosh kete arkull per te kuptuar popilzmin e shpifur komunist. Ne artikull shkruhet “nuk kuptohet pse i shmangen taksës një shtresë e pasur, siç janë individët apo kompanitë që kanë në pronësi hotele me 4 apo 5 yje.” ku pikerisht kjo kategori biznesesh duhet te jene ato me te privilegjuarat nderkohe qe vendi po i meshon fort “ngjalljes” ekonomike pikerisht turizmit e kryesisht turizmit elitar. Nqs ne shohim te ardhmen e vendit tek turizmi, si mund te godasesh pikerisht turizmin nepermjet taksave? E thene kjo nga force e djathte perben akoma me pak kuptim.

    Me tutje shkruhet “Ky nuk është rasti i parë kur qeveria kujdeset për më të pasurit. Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj.” Tani kush eshte ai investitor qe do investonte nqs shteti nuk do ti ndertonte rruge, sistem elektrik e nuk do ta furnizonte me uje????? Tipik mentalitet komunist qe investitoret meqe kan lek ti bejn vete te gjitha, madje dhe ato qe jan detyre e shtetit.

  3. Sigurimi i prones mund te jete i detyeueshem, por se pari duhet te kanalizohet nga kompanite e sigurimeve ne treg , se dyti ,shteti duhet te realizoje rregjistrimin e pronave pasi nje pjese jo e vogel eshte ende e parregjistruar dhe pastaj te mare inisiativa te tilla …

  4. Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

    Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën,i ben nder shkelzenit te salihut ky ligj

  5. @ Igli po ku e kanë problem kte pune ata
    Që stergjyshja ka luftë armikun në zbor me oficerët,pastaj sekretari partisë në fund brigadieri.
    Sa u detyruan fshatarët të kërkojnë të heqin brigadieri se po ju dilshin fëmijët topalle
    Siç ishte brigadieri.
    Tani nga gjithe keta milione turistë që hëngrën nji pjate makarona moren ndonjë faturë keta hotelxhinjte i paguan 20% shtetit
    Apo paguajnë vetëm pensionistet.

  6. Na ka dale ne foto si p…dh i bukur! Le te beje qejf me ngritjen e çmimeve e me ç’ te doje….Popull i dhjere jemi, opozite te shkedhate kemi…!

  7. Sigurimit e prones dhe te zjarrit e Duan Amerikanet dhe eshte dhene urdher nga Ambasada Amerikane. Padronet nderkombetare Duan te na rrjepin me shume ne me Ane te Manaxhereve te tyre ne politike

  8. Si mund te jete nje KM kaq robshkerdhyer? Dhe nje popull si ne kaq bastard? Neve na ka vdekur ndergjegja se ska mundesi me tall karin kaq hapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *