• |
ide | kryesore

Pse kanë rënë pëlqimet në faqet e ministrave

Arkiva, Kryesore, Lajme



Qeveria është me pushime. Po kështu edhe aktivistët dhe patronazhistët e Partisë Socialiste në administratën publike. Për këtë mjafton vetëm t’u hedhësh një sy faqeve të ministrave në rrjetet sociale, ku ditët e fundit kanë dukshëm më pak pëlqime dhe ndërveprim në postimet e tyre.

Nëse më parë një postim në faqet e ministrave merrte mijëra pëlqime e shpërndarje në pak kohë, ditët e fundit audienca është rikthyer në shtratin e vet normal.

Lapsi.al bëri një vëzhgim në faqet e disa ministrave. Shihen postime me vetëm dhjetra pëlqime e disa me pak qindra. Në fakt kjo është audienca le të themi reale, pëlqyeshmëria reale e postimeve që ata kanë. Gjithçka tjetër kemi parë deri më tani me postime që kanë mijëra pëlqime është thjesht një mashtrim.

Në mënyrë fiktive makineria e propagandës së Rilindjes i rriste pëlqimet në mediat sociale përmes aplikacionit Aktivisti. Qëllimi ishte dhe është që në këtë formë të krijojnë një efekt psikologjik të rremë te ata që shohim postimet e ministrave dhe krerëve të tjerë të Rilindjes. Dihet që një postim me shumë pëlqime në momentin e parë kur e shikon të impakton më tepër sesa një postim me pak audiencë. Pikërisht për këtë propaganda e Rilindjes është investuar kaq shumë përmes aplikacionit Aktivisti, duke detyruar punonjësit e administratës publike të pëlqenin me detyrim postimet e ministrave dhe kryeministrit.

Lexo edhe: “Aktiv1st”/ Shtohet presioni mbi administratën para fushatës së 14 Majit

Kështu që, për ata që shohin këto ditë me habi pse kanë kaq pak pëlqime postimet e ministrave, mos u bëni merak. Aktivistët dhe patronazhistët rikthehen në shtator bashkë me shpurën qeveritare që i ushqen dhe i “ndërzen” për luftën dixhitale. Shihni më poshtë vëzhgimin që bëri Lapsi.al në faqet e disa prej ministrave.



10 Comments

  1. Cfar neverie.politike .Po.cfar anestezie dhe mjerim kombetar…buk pa ngren e kok pa lare dhe te gjith ne Instag e tik tok.. jetojn per luis kiar e te gjith bundrat e show p…vendet e zhvilluara i kan bibliotekat plot

  2. Dmth, nqs Lapsit i bie frekuentimi gjate veres, kjo do te thote qe ky eshte numri real i ndjekesve te gazetes e jo faktit qe njerezit jane plazheve e preferojne te nxihen ne vend qe ta lexojne !

    ç,d.v.

  3. PARODI- ENVERI NGA FERRI

    Jam këtu mes jush,
    ende s’jam larguar,
    nga ferri po ju flas,
    ju s’më keni harruar.

    Vërtet gurët e rrugës,
    dikur shumë më donin,
    sot priten dhe pemët,
    shoh veç asfalto betonin.

    Ndërtohen kulla të larta,
    çmimet në stratosferë,
    dhe shtëpi nuk blen dot,
    s’bën dot pushime në verë.

    E di ju kanë munguar,
    natën radhët e gjata,
    ju ka munguar zbori,
    dhe ushtria në parada.

    Ju ka munguar qumështi,
    dhe kosi i vërtetë,
    sot nuk dini se çfarë hani,
    veç hile për ibret!

    Ju kanë munguar pionerët,
    vullnetarët nga brezi i ri,
    sot rinia është degjeneruar,
    jeta sociale një çmenduri!

    Ju ka munguar meritokracia,
    dhe puna në profesion,
    shkolloheni sa më s’ka,
    dhe pastaj në emigracion!

    Ju ka munguar familja,
    dhe jetoni larg të ndarë,
    as për vit të ri s’bëni vizita,
    prej vitesh me sy pa parë.

    Sot thoni se jeni të lirë,
    këtë liri për çfarë e doni,
    të mbylleni në Big brother,
    që 100 milionë të fitoni?!

    Ç’i doni ato dreq para,
    lekët nuk i ha as qeni,
    kush ka më vlerë për ju,
    i sinqerti apo legeni?

    Keni disa dekada tashmë,
    që në TV thuajse çdo natë,
    ju japin mend pseudo analistë,
    sharlatanë e njerëz bajatë.

    Kjo është demokracia,
    dhe liria që juve kërkoni,
    pasurohen vetëm pak veta,
    e këta bastardë prapë votoni?

    Nuk jeni të barabartë,
    nuk keni drejtësi sociale,
    krimi, droga e prostitucioni,
    Shqipëria është bërë si hale.

    Nuk keni aspak siguri,
    të dhënat hakerohen sheshit,
    shtet servil i imperializmit,
    me pseudo demokraci të leshit.

    Nëse e doni këtë atdhe,
    mos të jetoni kështu të mjerë,
    ngrini grushtin krenarë lart,
    e thoni rroftë shoku Enver!

  4. Dhionisios Alfred Petro Beleri: 3840 vota dhe Jorgo Goro 3821 vota. Vetëm 19 vota më shumë. Sikur 1 mijë nga votuesit e 14 majit të Belerit të ishin dje në shesh, mitingu i Himarës do të quhej i suksesshëm. Po ku ishin votuesit që e braktisën “kryetarin e zgjedhur”? Më 14 maj?

  5. Begaj, gjenerali i tredhur
    Teksa rrinte i ulur e këmbëbashkuar në kolltukun e vizitorëve të zyrës së Kryeministrit Rama mbrëmjen e 3 Qershorit 2022, Bajram Begaj e kishte kuptuar dhe vendosur tashmë që kishte ardhur momenti të dorëzonte armët. Ai do të dorëzonte, jo vetëm armët e inventarit personal për t’i kthyer në magazinat e ushtrisë që kishte drejtuar, shoqëruar me kostumin e hijshëm të gjeneralit, por mbi të gjitha çdo armë politike e institucionale që do të fitonte me zgjedhjen si President i Republikës. Mjeku-ushtarak i dorëzoi këto armë ende pa i marrë. Në këmbim të uljes në zyrën e shumëpërfolur, që Ilir Meta e kishte mbushur me zhurmë e rrëmujë për 5 vjet, gjeneralin e kishin tredhur, ende pa e vendosur fundshpinën në kolltukun më të rëndësishëm të shtetit.
    Për të kaluar nga kolltuku i vizitorëve të zyrës së shefit të qeverisë, ku duhet të rrish këmbë e duarbashkuar, deri në kolltukun e zyrës së Presidentit, mund të jetë një rrugë e gjatë dhe e pamundur apo një mundësi e mirë rrugëshkurtër. Këtë e kishin vendosur tashmë të tjerë. Begaj ndoshta nuk kishte mundësi të thoshte “jo”. Ai duhet ta niste e vazhdonte atë detyrë vetëm me “po”. Ndryshe nuk do të ishte shtetari numër 1 i Republikës. Këtë rëndësi ia jepte Kushtetuta e Protokolli, por ia kishin marrë “të plotfuqishmit”. Dhe që “të gjithëpushtetshmit” të kërkonin edhe pushtetin e vetëm që u kish mbetur pa kontroll, kjo ishte normale. Jonormale në këtë histori ishte vetëdorëzimi pa kushte i gjeneralit, i pafuqishëm dhe i pavullnetshëm për të bërë detyrën e Presidentit siç e shkruan Kushtetuta.
    Tashmë prej më shumë se një viti në Presidencë, Bajram Begaj vërtetoi se zgjodhi të ishte një noter i rregullt e i disiplinuar, edhe kur nuk ka mundësi të përdorë dorën e djathtë. Ndaj të habitesh pse Begaj nuk u shpreh për ligjin për Akademinë e Shkencave apo atë të studentëve të mjekësisë është luks jo i vogël. Jo vetëm se ligji i parë dhe i fundit i kthyer nga Presidenti në Kuvend në këto 13 muaj në detyrë ka qenë ai për dekoratat (ku Begaj zihej me Kuvendin e Kryeministrinë për 5 dekorata më shumë për qoka), por sepse askush në këtë vend nuk ka dëgjuar nga Kreu i Shtetit se çfarë mendon për gjëra shumë më të rëndësishme. Për shembull:
    A e di dikush se çfarë mendon Presidenti për Ballkanin e Hapur dhe rolin e Shqipërisë në këtë nisëm?
    A e di dikush, nëse Presidenti është i qartë që kjo nisëm vazhdon ende apo është mbyllur në sirtarë?
    A e di dikush se çfarë mendon Presidenti për emërimet e ambasadorëve, pjesa më e madhe e të cilëve po kthehen në atdhe si pas një lufte dhjetëvjeçare, të ngarkuar me probleme shëndetësore për shkak të moshës?
    A e di dikush se çfarë mendon Presidenti për gjendjen e ushtrisë, territoret e së cilës po ndihmojnë me sukses për uljen e çmimit të kanabisit?
    A e di dikush se çfarë mendon Presidenti për shërbimin sekret, ku janë ndërruar në një vit 3 drejtorë e drejtoresha, pothuajse si në Kadastrën e Vlorës?
    A e di dikush se çfarë mendon Presidenti për gjendjen e policisë, ku shtrydhja e qelbit nga SPAK dhe AMP po nxjerr habere e tmerre?
    Për shumë prej këtyre çështjeve, Kushtetuta i jep kompetenca direkte Presidentit (diplomaci dhe siguri kombëtare) dhe për shumë të tjera Begaj mund të informohet, po në bazë të Kushtetutës. Dhe nëse, Presidenti Begaj i di përgjigjet e këtyre pyetjeve, ai ka vendosur t’i mbajë ato për vete dhe të heshtë. Ndaj mos e zgjoni në heshtjen e tij me kërkesat për Akademinë dhe të drejtat e studentëve. Ai nuk do të flasë ndoshta as atëherë kur ta zgjojnë për të firmosur një copë letër, të mirëshkruar e mirëredaktuar, ku do të na bëjë dije se ka vendosur të kalojë më shumë kohë me familjen.
    Arben Drenofci

  6. Dritan Shano: Ndërsa në Shqipëri po pushon privatisht një prej kryeministrave të G8, halabakët merren me Belerin

  7. “Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 jehonë turistëve italianë që zgjedhin Shqipërinë: Avioni, shtëpia e makina për vetëm 150 euro,tani shpellkare e maloke vazhdoni te hani Mutin e salihut e sspiunit metaj,tju beje mire ai Mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *