• |
ide | kryesore

Ish-shefja e marketingut Schwarz hedh në gjyq Williams, skuadra e F1 e quan sociopate: “Terroziroi stafin”

-Instant, Sport
claudia schwarz



Skuadra e Williams përfundon në gjykatë. Ish shefja e marketingut nga viti 2021 deri në vitin 2022, Claudia Schwarz, paditi në SHBA ekipin e Grove për shumën e 100 milionë dollarëve. Dyshohet se për të është shpifur dhe e detyruan të largohej nga ekipi. Sipas ish-shefes së marketingut, disa persona brenda Williams kërkuan të shkatërronin reputacionin e saj dhe ta poshtëronin publikisht. Ata dyshohet se vepruan duke i zbuluar një reviste thashethemesh detaje të një lidhje që Schwarz dyshohej se kishte me ish-shefin ekzekutiv të Dorilton Capital, Darren Fultz. Përveç kësaj, gruaja kishte fryrë faturat dhe rënduar kostot e biznesit duke përdorur kartën e kreditit për shpenzime jo-biznesi.

Lexo më tej: Formula 1 humb një nga më të mëdhenjtë: ndahet nga jeta Frank Williams, themeluesi legjendar i skuderisë

WILLIAMS AKUZON: SHPENZIME TË PAPËRSHTATSHME

Edhe Williams, ndërkohë, ka nisur një padi ndaj Schwarz për 6.9 milionë dollarë (6.32 milionë euro). Një shifër që, sipas tyre, ishte shpenzuar në mënyrë të papërshtatshme mes shkurtit 2021 dhe marsit 2023. Gruaja, e mbrojtur nga avokati Jeremy Friedman, akuzohet se ka bërë shpenzime që nuk lidhen me kontekstin e punës. E zbulojnë këtë disa pagesa të bëra në hotelet Park Lane në qendër të Londrës, në hotelin Soho Grand në Manhattan (Nju Jork) dhe në Ritz-Carlton në Montreal. Për këtë, ekipi e akuzoi gruan për “sjellje joprofesionale pothuajse në përditshmëri. Sipas tyre, ajo krijoi një kulturë toksike në vendin e punës dhe duke terrorizuar stafin”. Gjithashtu sipas Grove, punonjësit pohuan se Schwarz kishte “shfaqur prirje sociopatike dhe narcisiste”, duke krijuar kështu një “ambient frike dhe faji”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *