• |
ide | kryesore

Plagosi policin në Pilur, arrestohet autori

Lajme, Të fundit



Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës.

Efektivi ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00. Burime zyrtare bënë me dije se disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, 28-vjeçari me inicialet R. Ç., me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, por ka marrë goditje me thikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *