• |
ide | kryesore

“Bayern heq Benjamin Pavard nga merkato”: befasohet Inter, që kërkon një takim të ri me bavarezët

-Instant, Sport
Benjamin



Ajo që ka të bëjë me Benjamin Pavard mund të bëhet një tjetër intrigë që përfshin Inter në këtë merkato të çmendur të transferimeve. Mbrojtësi francez tani është një objektiv i shpallur publikisht, duke pasur parasysh edhe fjalët e Simone Inzaghi. Zikaltrit megjithatë duhet të bëjnë llogaritë me një lëvizje të papritur të bavarezëve, që e kanë hequr mbrojtësin nga merkato.

Inter sapo kishte ngritur një kontakt të ri me Bayern Munich që afronte ofertën dhe kërkesën. Zikaltrit për Benjamin Pavard janë të gatshëm të arrijnë në 30 milionë euro duke përfshirë bonuset. Në këtë pikë, distanca është vetëm pesë milionë nga shifra e kërkuar nga Bayern. Por në mbrëmjen e djeshme, një kthesë e papritur erdhi nga Gjermania. Bayern e ka hequr Pavard nga merkato e transferimeve, sepse konfirmimi i tij ka qenë një kërkesë specifike e Tuchel. Sipas Sky, ky vendim për momentin nuk i është komunikuar as Inter dhe as lojtarit.

Lexo më tej: Bayern ofron Pavard për të lehtësuar Vlahovic: francezi ‘plotëson’ 80 milionët e kërkuar nga Juventus

Një optimizëm i moderuar vazhdon të filtrojë megjithatë nga klubi zikaltër. Drejtuesit e Inter, që në fillim, e kishin të qartë se negociatat do të ishin shumë komplekse dhe jo jetëshkurtra. Benjamin Pavard tashmë e ka një marrëveshje me Inter dhe e kaloi të gjithë ndeshjen në pankinë kundër Werder Bremen. Vullneti i francezit është të largohet dhe mbi këtë pikë insistojnë drejtuesit e Inter për të bindur ata të Bayern Munich ta lejojnë transferimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *