• |
ide | kryesore

Ambasadori britanik në Beograd: Serbët dhe shqiptarët duhet të kuptojnë diçka

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ferguson



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Edward Ferguson, thotë se situata në Ballkan është e brishtë dhe shton se të gjithë shpresonin për përparim pozitiv në procesin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por në vend të kësaj janë parë vetëm tensione. Ferguson theksoi se Britania e Madhe po i ndjek nga afër ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se Serbia ka përgjegjësi të veçantë të punojë për paqen dhe sigurinë, sepse si ekonomia më e madhe në rajon, ajo ka më shumë për të humbur në rast të paqëndrueshmërisë dhe konfliktit.

“Është një situatë shumë frustruese. Vetëm pak muaj më parë, në mars, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne e mbështetëm plotësisht procesin e negociatave nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së. Të gjithë kemi shpresuar se deri më tani kemi parë disa hapa konkretë, pozitivë përpara që do të ndihmonin në uljen e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në vend të kësaj, ne kemi parë tensione në rritje, të cilat kanë çuar në lëndime serioze të pjesëtarëve të njësive të KFOR-it, për të cilët të gjithë pajtohen se janë duke vepruar në mënyrë të drejtë. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi, dhe qeveritë në Beograd dhe Prishtinë duhet të punojnë më shumë për të qetësuar situatën”, – ka thënë Ferguson për “Kurir”.

Ambasadori britanik shtoi se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës.

“Natyrisht, nuk ka përgjigje të lehtë, por në fund do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe gatishmëri për kompromis. Si negociator, mendoj se është e rëndësishme të viheni në pozicionin e palës tjetër. Për popullin e Kosovës, kjo do të thotë të pranojë se Serbia ka shqetësime legjitime, për sigurinë e komuniteteve serbe në veri të Kosovës dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe. Për popullin e Serbisë, kjo do të thotë të pranojnë se Kosova është shtëpia e 1.7 milionë shqiptarëve që nuk duan të jenë pjesë të Serbisë. Me mirëkuptim vjen besimi dhe me besim mund të arrihet një kompromis”, – thotë Ferguson.

Lidhur me deklaratat e deputetes britanike dhe kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, se Kisha Ortodokse Serbe është përfshirë në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë, Feguson tha se secili ka të drejtë të shprehë pikëpamjet personale, duke shtuar se pikëpamjet e Kearns nuk përfaqësojnë pikëpamjet zyrtare të qeverisë britanike. “KFOR-i ka konfirmuar se ata nuk kanë prova se Kisha Ortodokse Serbe është e përfshirë në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë, e as ne nuk kemi”, – përfundoi Ferguson. /LAPSI.al



1 Comment

  1. Po konferenca e londres ore i biri kurves ,race pederastesh, a ka faj sepse ky eshte produkti i kurves plake shto dhe kurven e kurores angline,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *