• |
ide | kryesore

Britney Spears flet për divorcin nga Asghari

Paparazzi, Slider



Britney Spears është “pak e tronditur” pas lajmeve për ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari.

Këngëtarja e “Toxic” foli për herë të parë në Instagram për lajmin duke thënë se “sinqerisht nuk është punë e askujt, por nuk mund ta duroja më dhimbjen”. “Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë… 6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur”, tha Spears të premten.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt!!! Por, sinqerisht nuk e durova dot më dhimbjen!!!”, shtoi këngëtarja. “Në një lloj mënyre telepatike kam marrë kaq shumë mesazhe që më ngrohin zemrën dhe ju falënderoj !!! Instagrami im mund të duket i përsosur, por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë!!!”

“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por (për) disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia !!! Nëse nuk do të isha ushtari i fortë i babait tim, do të më dërgonin në vende për t’u rregulluar nga mjekët !!! Por kjo ishte kur kisha më shumë nevojë për familjen !!! Ju supozohet të jeni të dashur pa kushte … jo me kushte !!!! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën!!! Dhe në të vërtetë po bëj shumë mirë !!! Gjithsesi kalofshi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni !!!

Deklarata e Spears erdhi vetëm dy ditë pasi Page Six konfirmoi se dyshja ishin ndarë pas një viti martesë. Burimet i thanë TMZ se aktori me origjinë iraniane, 29 vjeç, dhe këngëtarja, 41 vjeç, patën  një debat të ashpër në fillim të gushtit për thashethemet se Spears e kishte tradhëtuar./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *