• |
ide | kryesore

Vajza e Bruce Willis zbulon detaje për sëmundjen e tij

Paparazzi, Slider



Aktori Bruce Willis, i diagnostikuar me demencë frontotemporale muaj më parë, që atëherë jeton larg vëmendjes dhe po i kushtohet me kohë të plotë familjes së tij, të cilët kujdesen për të dhe janë pranë tij.

Një nga anëtarët e familjes së tij është Tallulah, vajza e tij 29-vjeçare dhe ajo ka dhënë një intervistë në të cilën ka zbuluar detaje nga përditshmëria e aktorit  të ‘Die Hard’ që kur ai u diagnostikua. “Këto ditë, babai im mund të gjendet me siguri në katin e parë të shtëpisë, diku në dhomën e ndenjes, ose në zyrën e tij”, tha ajo për Vogue.

“Fatmirësisht, demenca nuk ka ndikuar në lëvizshmërinë e tij”. Mesa duket, një nga ato dhoma ku Bruce Willis pëlqen të jetë, përmban disa elementë që e ndihmojnë ish-aktorin të kujtojë disa emra apo ngjarje të rëndësishme. “Ajo zyrë ka qenë gjithmonë një lloj dritareje në atë që ai është më i interesuar në çdo moment,” shpjegoi ajo.

“Së fundmi gjeta aty një copëz letre në të cilën ai kishte shkruar thjesht ‘Michael Jordan’. Do të doja ta dija se çfarë po mendonte. Dhoma është e mbushur me të mirat që ai ka mbledhur: makina lodrash të cilësisë së mirë, monedha, gurë, objekte prej bronzi. Atij i pëlqejnë gjërat që ndihen të rënda në dorë, që mund t’i rrotullojë në gishtat e tij. Gjithmonë luan muzikë.”

Për fat të mirë për Tallulah, babai i saj ende njeh familjen e tij dhe mund të lëvizë nga njëra anë e shtëpisë në tjetrën pa ndihmë. Ishte marsi i kaluar kur u konfirmua diagnoza e demencës frontotemporale, pasi fillimisht i atribuohej sëmundja e njohur si afazia, e cila prek të folurit e tij. Hetimet e mëtejshme zbuluan se afazia ishte vetëm një pjesë e demencës që u zbulua përfundimisht./Lapsi.al

Marrë nga: Marca



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *