• |
ide | kryesore

Përkeqësohet gjëndja e Bruce Willis

Paparazzi, Slider
Bruce Willis



Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis është përkeqësuar.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, bota e aktrimit mori një lajm të trishtë se Bruce po tërhiqej përgjithmonë nga Hollywood-y, pasi u konfirmua se vuante nga demenca frontotemporale.

Ndërkohë së fundmi duket se gjendja e aktorit është përkeqësuar dhe familja dhe miqtë e tij, janë ata të cilët kanë dhënë disa përditësime për shëndetin e tij.

Një nga përditësimet e fundit ka ardhur nga ish-partnerja e tij, Maria Bravo , e cila tha se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit.

Dokumentari i ri nxjerr në pah detaje befasuese për Bruce Willis, në vitin 2021 ai filloi të harronte pjesët e tij në film!

“Po bëhet gjithnjë e më keq. Ai nuk është mirë. Kam folur me gruan e tij, me Emën , dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri.”

Willis dhe Bravo, lidhja e të cilëve zgjati dy vjet, u takuan në hapjen e një restoranti, Planet Hollywood, e më pas ata u zhvendosën midis Los Anxheles dhe Marbella, Spanjë.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo i kushtoi disa fjalë emocionale Willis pasi mësoi për gjendjen e tij shëndetësore.

“E gjithë dashuria ime shkon për Bruce dhe familjen e tij të bukur”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *