• |
ide | kryesore

Demi Moore flet për betejën e Willis me demenca

Paparazzi, Slider



Demi Moore ka treguar së fundmi se si është të kujdesesh për dikë që ka demencë mes betejës së ish-bashkëshortit të saj Bruce Willis.

Willis, 68 vjeç, u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua me afazi. Në shkurt 2023, Moore dhe familja e tij zbuluan më tej se gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale.

“Çfarë mesazhi keni për njerëzit atje jashtë që kanë anëtarë të familjes që kanë demencë? Kush mund të kujdeset për ta?” Andy Cohen, 5 e pyeti Moore në emisionin e tij SiriusXM “Radio Andy” të martën.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të ndaj është vetëm t’i kuptojnë,” u përgjigj Moore. “Kur bëni paqe me faktin që ato nuk janë më personat që kanë qenë , atëherë mund të qëndroni vërtet në të tashmen dhe të merrni gëzimin dhe dashurinë që është e pranishme,” vazhdoi ajo.

Aktorja e Elmo’s Fire dhe vajzat e saj, të cilat i ndan me Willis – Rumer, 35, Scout, 32 dhe Tallulah, 29,kanë qëndruar pranë aktorit të “Die Hard” që kur diagnoza e tij u bë publike. Willis dhe bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, 45 vjeç, janë gjithashtu prindër të vajzave, Mabel, 11, dhe Evelyn, 9.

“Bruce ka ditë të mira dhe ditë të këqija, por në dy muajt e fundit, ka shumë më shumë ditë të këqija sesa të mira,” shpjegoi një burim i brendshëm për Us Weekly muajin e kaluar. “Kjo përvojë e ka afruar edhe më shumë të gjithë familjen. Askush nuk e di se sa kohë i ka mbetur Bruce, kështu që ata po përpiqen të shijojnë çdo moment me të.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *