• |
ide | kryesore

Dibër/ Shisnin kànabis, arrestohet një 27-vjeçar, në hetim vëllai dhe shoku i tij

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 27-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi shpërndante kanabis me doza të vogla dhe i shiste në zona të ndryshme të qytetit. Ai është kapur në flagrancë teksa shpërndnate kanabis bashkë me vëllanë e tij K. K., 21 vjeç dhe shokun U. L., 31 vjeç. Dy të fundit janë vënë në hetim.

“Në vijim të patrullimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive,  si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, nga disa shtetas”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *