• |
ide | kryesore

Luis Rubiales nuk jep dorëheqjen e kërkon mbështetjen e Uefa-s pas puthjes së futbollistes në buzë

-Instant, Sport
rubiales


Ndërkohë që kampionet e botës të Spanjës po festojnë në Ibiza, siç premtoi presidenti i Federatës Iberike të Futbollit, e premtja do të jetë një ditë vendimtare për Luis Rubiales dhe fatin e tij në krye të RFEF. Pas kërkesave për shpjegime nga qeveria spanjolle, kreu i futbollit iberik ka mbledhur një këshill të jashtëzakonshëm federal për të grumbulluar shumicën politike rreth tij në përpjekje për të mbyllur ‘çështjen’. Asnjë hap prapa, pra, asnjë dorëheqje. Siç zbulon AS, në vend të kësaj Rubiales do të shpjegojë se çfarë ndodhi me futbollisten Jenni Hermoso në skenën e ndarjes së çmimeve. Në favor të tij, Rubiales llogarit edhe mbështetjen ndërkombëtare nga një përfaqësues i UEFA-s. Edhe pse kundër tij janë tre denoncime nga Miguel Galán, Estrada Fernández dhe Sumar.

Pedro Sánchez dje e kishte vënë në qoshe presidentin, të cilin e përshëndeti ftohtë në pritjen e kampioneve të botës në Moncloa. Ai i kërkoi shpjegime reale përse kishte puthur lojtaren pa pëlqimin e saj. “Duhet të vazhdojmë të marrim masa për të sqaruar atë që kemi parë. Ka pasur disa sjellje të papranueshme, të cilat tregojnë se në vendin tonë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë sa i përket respektimit dhe barazimit të të drejtave të burrit dhe gruas. Ishte një gjest i papranueshëm”, tha kryeministri i përkohshëm i qeverisë. E premtja do të jetë dita kur ai do të japë vërtet ato shpjegime dhe jo gjysmë masat, siç i kishte etiketuar Ekzekutivi (“Sigurisht që kam gabuar, duhet të kërkoj falje, nuk ka zgjidhje tjetër”).

Lexo më tej: Video/ Skandali i Presidentit Rubiales: puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit

STRATEGJIA E PRESIDENTIT

Rubiales do të kthejë në kujtesë sukseset e mëdha ndërkombëtare të Spanjës, jo vetëm me kampionatin botëror të femrave të sapo fituar, por edhe ato të fituara në kategoritë më të ulëta. Do të shqyrtojë edhe rritjen e ndihmës për futbollin e femrave. Më tej, në mandatin e tij, nisi procesi i shndërrimit të divizionit të parë të femrave në një kategori profesionale, që do të bëhet me lindjen e Ligës F. Presidenti i RFEF-it do të përpiqet të përdorë edhe mbështetjen e UEFA-s. Ai dëshiron që të jetë i pranishëm një përfaqësues i trupit më të lartë kontinental të futbollit, ku ai është nënkryetar. Në këtë mënyrë ai mendon të tregojë mbështetjen ndërkombëtare për të. Një enigmë komplekse, pasi Consejo Superior de Deportes ka tre denoncime në tryezë dhe Victor Francos, kreu i Këshillit, tashmë ka paralajmëruar: “Nëse Federata nuk vepron, do të veprojmë ne”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *