• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Donald Trump niset drejt burgut të Georgia

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Ish-presidenti amerikan Donald Trump është nisur drejt Georgia për t’u dorëzuar në burgun e Qarkut Fulton. Ai akuzohet se për ngritjen e një skemë me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në 2020-ën. Ishte rezultati i këtij shteti që i shkaktoi humbjen e një mandati të dytë ish-kreut të shtëpisë së bardhë.

Ish-presidentit do t’i merren shenjat e gishtave dhe për herë të parë do të vendoset përpara një muri dhe do t’i merret fotografia. Kjo foto pritet më pas të publikohet nga autoritetet. Trump pritet të rikthehet në një datë të mëvonshme për të paraqitur një kërkesë në gjykatë. Lirimi me kusht i tij është caktuar në 200 mijë dollarë që Trump nuk e ka të vështirë t’i paguajë.

Sipas kushteve të marrëveshjes që avokatët bënë me autoritetet, Trump-it i ndalohet të frikësojë bashkë-të pandehurit e tij, dëshmitarët ose viktimat e supozuara në këtë rast, përfshirë edhe në mediat sociale. Trump i mohon të 13 akuzat e ngritura ndaj tij ku përfshihet shantazhi dhe deklaratat e rreme. Ai thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Të mërkurën, ish-avokati i tij Rudy Giuliani dhe të bashkëpandehurit e tjerë u dorëzuan në burg për të njëjtin rast. Kjo është çështja e katërt penale e Trump, pasi ai kandidon sërish për zgjedhjet e vitit 2024. Ish-presidenti shkroi në platformën e tij në rrjetet sociale se planifikon të dorëzohet në burg në orën 19:30 me orën lokale. Procesi pritet të zgjasë më pak se 1 orë. Burimet i thanë CBS News se ish-presidenti do të trajtohet si çdo i pandehur tjetër.

Përveç nxjerrjes së fotografisë është rutinë që të pandehurve t’u merren shenjat e gishtërinjve dhe t’u skanohet syri për identifikim biometrik. Është ende e paqartë se kur Trump do të dalë para gjyqit për të deklaruar fajësinë. Prokurori ka sugjeruar që të 19 personat e akuzuar të dalin në gjyq javën e parë të shtatorit, por gjyqtari ende nuk e ka pranuar këtë kërkesë. ©LAPSI.al

https://twitter.com/SkyNews/status/1694810083861975461?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1694810083861975461%7Ctwgr%5E858a2646431b606477d496dd92d0879e6bcf952c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fus-news%2Flive%2F2023%2Faug%2F24%2Ftrump-georgia-fulton-rally-republican-debate-politics-live-updates



15 Comments

  1. Vendi qe meriton nje sharlatan si ai.

    Vendi qe do meritonte Berisha, nqs. Shqiperia do ishte USA!

    Apo Hitleri nqs. Gjermania do ishte USA, ne ate kohe.

    Thank you USA! ❤️

    1. Ja dhe ky marksisti kopil ferrash duke vjell propaganden e CNN. Vazhdo lepij bolet Ramazanit ti o pallavesh, ajo eshte puna jote. Per gjerat e tjera e sidomos per Trump ti je “ku dia dhia ca eshte taxhia”.

      Rivali mundet me vote dhe jo me shtet e gjueti shtrigash o marksist!

      1. “”Per gjerat e tjera e sidomos per Trump ti je “ku dia dhia ca eshte taxhia”.””

        😅😅😅

        Po me vote e mundem o kariii… !!!

        1. Seiozosht e mundet me “vote”?😜 Po mire kur e “mundni me vote” Trumpin, pse keni kaq frike ta mundni me “vote” edhe kesaj here?🤔

          Ti duhet te jesh me probleme mendore te theksuara me keq se demenca fantazmes Joe Bolja, qe beson qe nje qe lexon edhe fjalen “thank you” ne teleprompter e qe sdi te lidhe nje fjali vete, fiton mbi Trumpin ????😂😂😂

          Trumpit do i rrujne Paulinin me keto gjyqe teatrale sepse e pane se sa me shume i hapin padi, aq me shume i shtohen votat. Kjo gje po i kthehet ne bumerang disi marksisteve.

          Gjithsesi, te jap disi te drejte sepse ka mundesi dhe te “fitoje” Joe fantazma sepse “makinacioni i votimi me poste” do aplikohet prape. Po kthehen maskat, mandatet dhe virusi i radhes me afrimin e zgjedhjeve……😜 Marksistit me te mire, eshte per ti shkerdhyer babain ideologjik, George Sorros dhe kukullen e tij ne Shqiperi, Paulin Ramen.

        2. Kari te hyfte ne bythe nojhere sepse ti e mban vetem ne goje zakonisht ketu ne portal. Normal, ate te Xonit ne goje se timin se felliq me drag queen rilindje. Baxhelles qe te ka pjelle, edhe mund tja ofroj. Bythqir kazanash!

          1. Ua ua ua… po c’ishte ky mesazh kaq HOT ne fund?! Me eksitove!

            Zemra! Trumpi e ka marre uraten. E di ti ca dmth. me marre uraten?!

            Por ti vazhdo pirdh se lirohesh!

            Bota jone ka vujt mjaftueshem nga bytheqira si Trumpi, dhe bytheqira followers te tille, qe te t’ju lejoje juve qe ku gjeni shesh te beni pershesh.

            Fuck you! Bitch!

  2. Jarge pallkari qe je si si mut pas kepuces ketu ne portal ose me sakte si Shaban Qosja. Trump eshte rritur mes luksit dhe me avion privat ke bytha ndersa ti nje morracak pabuks i rritur me tollon del e ben komente a thua se je ndonje njeri me vlere.

    1. Ha ha ha….

      Je barcalete! Primitiv!

      Totalisht pa lidhje persa i perket profilit tim.

      Ndersa persa i perket Trumpit, ke thjesht profilin qe Trump-i iu ka dhene mediave.

      Gjithsesi… si e shpjegon faktin qe NE po e qijme Trumpin ne bythe tani?!

      What’s your opinion about that?! 😀

      1. Jorgo Palikaris idioti I portalit edhe kafshet mund te qeshin me komunikimin etij kurse nje njeri normal I vjen per te vjellur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *