• |
ide | kryesore

Versace drejt një prespektive të re

Paparazzi, Slider
Versace


Pas blerjes nga Tapestry, Versace ka fshirë të gjitha postimet në Instagram.

Sipas thashethemeve, marka është gati për një fillim të ri. Kjo do të përfshinte edhe një qasje të ndryshme në kanalet sociale.

Lëvizja e Versace të kujton atë të Bottega Veneta. Në vitin 2021 braktisi plotësisht Instagramin, si dhe Burberry së fundmi për të zbuluar vizionin e ri të Daniel Lee. Në përgjithësi, në modë, një fshirje e plotë e përmbajtjes nënkupton që marka po shkon drejt një perspektive të re.

Duke konfirmuar këtë, Versace tha në fillim të kësaj jave se lëvizja “në të vërtetë synon zbulimin e një qasjeje të re ndaj postimeve”.  “Ndjekësit do të shohin qasjen e re të Versace duke filluar nga e enjtja”. Në një deklaratë të mëtejshme, Versace tha se do të “rifillojë postimet në Instagram më vonë këtë javë. Me fushatën e vjeshtës 2023 në një format të stilit të revistave, në lidhje me dorëzimin e koleksionit të sezonit të ri në dyqan dhe në internet”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Versace (@versace)

Qasja e re e

Kjo do t’i lejojë markës të “vazhdojë tregimin editorial dhe t’i ofrojë audiencës globale më të mirën e përmbajtjes së kësaj firme në formatin që është më i miri për ta”.

Postimet e fundit të Versace përfshinin një seri fotosh të fushatës bardh e zi ku shfaqeshin modele si Gigi Hadid, Anok Ya, Angelina Kendall dhe Karolina Spakowski, të shkrepura nga dyshja e fotografit Mert Alas dhe Marcus Piggott. Na mbetet vetëm të presim nesër për të zbuluar pamjen e re të profilit të Versace në Instagram.

©LAPSI.AL

Marrë nga : Whoopsee


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *