• |
ide | kryesore

”Pushtimi i dytë” i Shqipërisë, 310 mijë italianë në 6 muaj; Na “braktisin” serbët

Lajme, Të fundit



Shenjat e “pushtimit turistik” italian u panë që në muajt e parë të vitit. Kjo shifër në fund të qershorit kulmoi në 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6 mujorin e parë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2022.

Ky rekord pritet të thellohet në muajt në vazhdim pas publikimit të statistikave pasi prezenca e turistëve italianë gjatë korrikut dhe gushtit ka qenë e jashtëzakonshme duke e kthyer Shqipërinë në qendër të mediave italiane, forumeve dhe platformave.

Për herë të parë që kur raportohen të dhënat, shtetasit italianë renditen të dytët për nga hyrjet në vend, me 9% të totalit, pas atyre të Kosovës. Më parë shtetasit italianë ishin renditur dhe pas Maqedonisë, Malit të Zi e Greqisë.

Pavarësisht dyndjes turistike, fronin për nga numri vijon ta mbajë ai i turizmit patriotik dhe konkretisht shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit. Nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për 6 muajt e parë të vitit mbi 1.38 milionë vizitorë apo 43 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shifrat tregojnë se për nga numri Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt që edhe këtu pjesë dominuese ndër vite kanë qenë shqiptarët e trevave.

Në përqindje turistët nga Maqedonia e Veriut kanë pësuar një rritje me vetëm 1 për qind në janar-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 kurse nga Mali i Zi kjo përqindje është 39 për qind. Greqia është e pesta në renditje.

Turizmi i organizuar duket se ka gjithashtu zhvillime pozitive ku polakët të cilët prej vitesh vijnë në formë të organizuar kanë shënuar një tjetër numër rekord këtë vit. Nga janari në qershor ishin 59 mijë vizitorë apo 73 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Spanjollët janë një tjetër grup që këtë vit ka pasur prezencë më të lartë konfirmuar edhe nga turoperatorët por dhe nga fillimi i turizmit të organizuar në zonën e Gjirit të Lalzit me një rritje me 1.3 herë më shumë në 6 muajt të parë të këtij viti.

Ndërkohë ajo që bie në sy është një rënie e turistëve nga Serbia. Këta të fundit rezultuan me shifra në rritje gjatë vitit 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe pamundësisë për të shkuar në destincione të tjera nisën të frekuentojnë Shqipërinë.

Kjo duket se ka qenë e përkohshme dhe në vitin 2022 u dhanë shenjat e para të kësaj tërheqje ku patëm një rënie të lehtë me 1 për qind të numrit të vizitorëve në raport me vitin 2021. Gjatë këtij viti kjo tendencë është forcuar dhe tërheqja e turistëve serbë nga Shqipëria është e qartë.

Numri i vizitorëve nga ky vend është 18 për qind më e ulët në janar-qershor 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministria vlerëson se sipas INSTAT gjatë muajit Qershor 2023 kanë hyrë 1,007,033 vizitorë të huaj, vlerë kjo 66,6% më shumë se viti 2021 dhe 15% më shumë se muaji Qershor i 2022.

Gjatë gjashtëmujorit të parë kanë hyrë në vendin tonë 3,396,932 vizitorë të huaj. Rritja krahasuar me vitin 2021, është në vlerën 101,2% më shumë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 rritja është 33% më shumë. MONITOR



5 Comments

  1. 310mije italiane???🤣🤣🤣🤣🤣
    Sa shqiptare jane me pasaporta italiane??? Se mos dalin 280mije….?

  2. Bari ka ngjyrë blu-, tha gomari. Ai që i thoshte: E ke gabim, është i gjelbër -, dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste i lumtur për “fitoren”.

    Unë nuk kam dashur prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar.Per te gjithe shpellkaret mediatike e politike qe qarkullojne ne mjedisin e ndotur nga krye shpellkari malok e krimineli i Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha.

    1. Mund te na e shjegosh pak kete gomarllekun qe ke shkruar dhe pse e ke shkruar qe ta kuptojme ne injorantet shpellare . Thjesht me cilin e ke gjithe kete mllef te pakuptueshem . Se une te pakten e deklaroj qe haleja me e madhe e ketij vendi eshte organizata e rilindjes me gjithe anetaret e saj . Se sa per dajak kjo partia e themeluar nga ish-judosllavet e mbolli faren e bolshevizmit ne kete vend , e sot juve na akuzoni ne antikomunisteve ne eme te fjales se lire . Ju rrace e ndyre qe kur jeni ne opozite ne emer te fjales se lire i vini flaket vendit .

  3. Nuk besoj se vitin e ardhshem do kthehen shume prej ketyre italianeve (per te vertetet e kam fjalen).

    Bregdet i mbipopulluar, cmime qe s´kane lidhje fare me sherbimin qe ofrohet, papasterti, zhurme dhe kaos, asnje investim serioz ne rruge dhe transporte.

    Made in Albania (rilindase)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *