• |
ide | kryesore

“Nxirrini ujin e zi çdo rasti”, Rama detyrohet të distancohet edhe nga Ilir Beqja,

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën me gazetarët duke lavdëruar PPP e sterilizimit, por pas ngulmimit të gazetares Ambrozia Meta e cila i kujtoi se mund ta kishte parandaluar korrupsionin, Rama u detyrua të distancohet nga Beqaj, duke i bërë thirrje SPAK “t’i nxjerrë ujin e zi” abuzimeve. Gazetarja i kujtoi një letër me të cilën bashkimi i kompanive që nuk e fituan garën në PPP i kishte dërguar kryeministrit Rama duke e njoftuar për abuzimet me garën.

“Nëse në luftën për qëllime të përbashkëta ka individë që shfrytëzojnë të qënit në front për përfitime të tyre jo të përbashkëta për qëllime veta të paligjshme. Këto i trajton drejtësia dhe lufta ime për reformën në drejtësi nuk ka qenë luftë me mullinjtë e erës, as për ta pasur këmbëkryq ku secili bën prokurorin e gjykatësin. Këto që pyesni ju janë detyrë e dikujt tjetër, që për mua po e bën mirë detyrën. Të gjithë ju, jeni të lirë t’i shprehni mendimet, unë nuk jam i lirë t’i ndaj mendimet. Nuk jemi ne në këtë debat. Nuk na keni. Mblidhni njerëz në ekrane. Bëhuni me ata që nuk kanë punë tjetër vetëm se të merren me llafe. Puna jonë është pushteti ekzekutiv. Nuk jemi pushtet gjyqësor. Pjesë e punës tonë është të kemi pushtet gjyqësor. Unë i inkurajoj t’i nxjerrin ujin e zi cdo rasti, çdo aktiviteti. Nëse ka ujë të zi, t’ia nxjerrin dhe unë jam falenderues” tha Rama.


Për abuzimin me dhjetëra miliona euro janë në burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa po hetohen ish-ministri Ilir Beqaj dhe antarët e komisionit që miratoi procedurat.



8 Comments

    1. Pse jepen akoma PPP kur kane dale te gjitha me vjedhje ? Ndaloni PPP keto plage kancerogjene qe vjedhin dhe qendarken e fundit Pse reklamohen kaq shume kur kane dale me probleme ?

  1. Eshte i mbytur e kalbur ne uje tezi vete, e cpret tjeter ti dale ketij mafiozi.Ky po i mbro hapur hajdutet, e ne anen tjeter na trego per punet e drejtesise se kapur na vete ky bandit, i pa fytyre.

    1. Ketij malukati I ka dal situata nga duart ! Ku ta ze e ku ta ler!? Ky eshte koke e kemb I perfshire me te gjithe keto hajduta ,sepse ky ka mare pjesen!

  2. Vertet besoni qe KM bente sehir vartesit qe po mbushnin xhepat.Po ku te fal Makuti. Shikoni si i mashtron pensionistet. Vetem kur te filloj Pusi i Shpirangut do rriten pensionet. Mbas 10 vjetesh, kur KM te jete 68 vjec. Mire u a ben pensionisteve kur u merr voten dhe tall by…… me ta, duke i friksuar se po vjen Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *