• |
ide | kryesore

Tronditet Saranda, ashensori i klubit zë poshtë 17-vjeçarin, ndërron jetë në vend

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas aksidentit me  vdekje të dy turistëve italianë, Saranda është tronditur sërish nga një ngjajre e rëndë. Siç mëson Lapsi.al, mbrëmë nnë mesnatë një 17-vjeçar ka humbur jetën në një prej klubeve më të njohura në qytet për jetën e natës.

A.D është zënë nga ashensor i lokalit në rrethana ende të paqarta.

Për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja aksidentale me pasojë vdekjen u raportua nga Policia e Shtetit pas lajmit te publikuar nga Lapsi.al. Kujtojmë që në të njëjtin klub dy vite më parë pati edhe një përplasje me armë. Disa persona asokohe mbetën të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po gjithë hotelet dhe klubet e natës janë më liçencë nga persona të botës së krimit.Pra të papërgjegjshëm dhe të mbrojtur nga qeveria Rama.Nuk i intereson siguria por paraja.

  2. U prehte ne paqe vogelushi.

    Zoti I dhente qetesine e perjetshme dhe ngushellime te thella familjes se tij.

    Zoti ju dhente force.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *