• |
ide | kryesore

Rama nxjerr dokumentin nga kadastra: Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me sistemin e ri të Kadastrës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama u përgjigjet kritikëve duke thënë se tashmë nuk ka asnjë mundësi ndërhyrjeje për marrë apo dhënë favore.

Mesazhi i plotë i Ramës

Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…

Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN



9 Comments

  1. O rame, futja me zor e kadastres online vetem per te thene qe gjithe shteti eshte on line ishte e nxituar. Nuk po them per gjendjen civile apo sherbime te tjera qe sduan ndonje shkence ato ok por kadastra eshte dicka komplet tjeter. Kerkon plotesime, vertetime, vendime etj etj qe kadastra nuk i manaxhon dot.

    1. TE ZGJUARIT PRONOJN RALITETIN NDRYSHOJN SHPEJT ME KRITERE HAKU ME POLITIK LIGJE VEPRIME DHE ZBATOJN ME HAK AMANETIN MBI POPULL VLERAT DREJTESIN thotë:

      KA TREGUES ZHVILLIMI QE NUK DUHET SHUM KOH TE PERMBYSEN TEORIT E INTERRESIT PADREJTESIJA DHE TRIUMFOJN E VERTETA NJEKOHESISHT ASNJE I PADREJT PERGJAT HISTORIS NJERZORE KA TREGUES KRIJIMI ULLEZIMI DHE ZHVILLIMI QE NUK KA KALUAR NUK KALON DHE SDO KALOJN PA NDESAHKIM SIKUR TE GJITH TE PADREJTIT TE BEHEN BASHKE NE MBROJTJE TE NJERITJETRIT HARRUAN KETO QE ZOTI BOTNAVE SEJCILIN NGA NE E BERI ME KRIJIM DHE UDHEZIM SEJCILIN PERGJEGJES TE VEPRES SE VET ME HAK DHE KESHILLOJ TE MBAJME BARAZI DHE HAK NE LIDHJE ME GJITHCKA CDO GJE LEHTESUESE PER VEPRIMTARIN NJERZORE ESHTE E DOBISHME POR KUR PADREJTESIJA BEHET SISTEM JETE CDO GJE NUK JU SHERBEN SHUMICES POR PAKICES DHE BEHET DEM I PARIPARUESHEM ME KOSTO TE PAKTHYESHME PER SHUMICEN TASHME SE HAN KUSH ME SAPUNIN PER DJATH SE E KA ZBULU SHIJA FAKTET E ZHVILLIMIT SHTETI NUK KA PERBALL NJE POPULL BUF QE MUND TE BEJNE GJITHCKA ME TE POR BUFI SHTET TASHME KA MARR ULLEN QE PERGJEGJSIT DO TU KTHEHEN NE LLOGARI PER KET NUK KA IKJE

    1. KESHTU DOLE DHE ME ATO GERSHONET E THYME E STERILIZIMIT . OR BASTARD JU TE DY PALET KENI BO NJI LIGJ KRIMINAL TE PRONAVE QE U BONE 32 E DY VJET E TI NA NXJERR KSHU PACAVURE PER TE FSHI BYTHEN.

  2. Pagesat per sherbimin e kadastres behet vetem nepermjet bankes Credins dhe te mban nje komision prej 200 leke ose 2 euro. Nje monopol i paster shumevjecar. Sistemi gjoja i pageses on line me karta debiti nga banka te tjera nuk funksionon pavaresisht perpjekjeve te aplikuesit. Jeni qeveri e OLIGARKEVE. Kot shani Rusine e Putinit.

  3. Bejme aplikime po pergjigje s’marrim. Ose dergojne ndonje pergjigje te llojit ‘dokumentacioni jo i plote’ pa specifikuar se c’fare mungon.

  4. Për kumandarin gjithçka punon e funksionon duke e ditur shumë mirë që asgjë nuk funksionon.Si do vazhdojë me propagandë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *