• |
ide | kryesore

Ndryshe nga Shqipëria, qyteti austriak proteston kundër turizmit masiv

Arkiva, Lajme, Të fundit
masiv



Mediat qeveritare shqiptare janë duke pompuar çdo ditë “përrallën e bukur” të “boom”-it turistik të të huajve gjatë kësaj vere në vendin tonë. Ndoshta është ende herët, por që tani kanë filluar të ndihen efektet e para të këtij lloji turizmi masiv.

Çmimet janë bërë të papërballueshme për shqiptarët e thjeshtë, masiviteti ka ulur cilësinë e shërbimeve, trafik i çmendur, zhurma ka përfshirë edhe ato pak zona të konsideruara të qeta për pushime dhe më shumë ndotje mjedisore. Tek tuk ka pasur edhe ndonjë zë kritik për këtë lloj turizmi që në Europë janë të shumta vendet që po e braktisin.

I tillë ishte lajmi i kësaj të hëne në faqen e parë të BBC se banorët vendas të qytetit austriak të Hallstatt kanë zhvilluar një protestë kundër turizmit masiv. Hallstatt, i cili është një sit i Trashëgimisë Botërore, ka pak më shumë se 700 banorë, por arrin deri në 10 mijë vizitorë në ditë gjatë sezonit turistik. Banorët kërkojnë kufizimin e numrit të turistëve ditorë dhe ndalimin e autobusëve turistikë pas orës 17:00 me orën lokale.

Locals of Austrian village of Hallstatt protest against mass tourism | World News | Sky News

Turizmi ka qenë i mirë për ekonominë e Hallstatt, por vendasit thonë se edhe kaq shumë vizitorë nuk është e mirë. Hallstatt, me shtëpitë e tij të vjetra piktoreske në brigjet e një liqeni të pacenuar alpin të rrethuar nga male të thepisura, është bërë një pikë e nxehtë turistike vitet e fundit. Në vitin 2006, ai u shfaq në një dramë romantike të Koresë së Jugut, duke rritur popullaritetin e tij në Azi. Madje një kopje e qytetit u ndërtua në Kinë 6 vjet më vonë.

Shumë vizitorë shkojnë atje në kërkim të selfie-ve perfekte, me liqenin, kullën e hollë të kishës gri të zbehtë dhe peizazhin mahnitës malor në sfond. Si një nga destinacionet më turistikë të Evropës, vendasit thonë se ka thjesht shumë vizitorë, veçanërisht udhëtarë ditorë, të cilët udhëtojnë në qytet me autobusë të mëdhenj.

8 Things To Do In Hallstatt, Austria | Interrail.eu

Në maj të këtij viti, banorët lokale ngritën për pak kohë një mur prej druri në vendin e famshëm të selfie-ve, duke bllokuar pamjen e Alpeve, në shenjë proteste kundër ndotjes akustike dhe trafikut. Ai u hoq pas një reagimi të madh në rrjetet sociale. Në atë kohë, kryetari i bashkisë së qytetit tha se donte të reduktonte me një të tretën numrin e autobusëve që kalojnë nëpër Hallstatt. Hallstatt priti rreth 1 milion vizitorë një vit para pandemisë Covid-19. ©LAPSI.al

Hallstatt ski | ski holidays in Austria



3 Comments

    1. Kam pershtypjen qe “turistat e tu” jane ato qe vine ketu me buke e qep e domate.
      Nuk kan ca te duhen turistat te cilet ankohen se nje pjate patate kushton 400 Lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *