• |
ide | kryesore

Video/ Haaland shënoi gol, një tifoz i hidhet mbi shpinë: ishte Flanagan, ish-kampioni i botës në boks

-Instant, Sport, Video
Flanagan



Një gol i Erling Haaland në Premier League nuk është më lajm, por ai ndaj Sheffield gjeti një mënyrë për t’u bërë i paharrueshëm. Pasi mposhti Foderingham, norvegjezi i Manchester City nuk e festoi golin vetëm me shokët e tij. Pikërisht kështu, sepse nga tribuna një tifoz ka është hedhur mbi shpinën e numrit 9. Haaland e mori me sportivitet dhe bëri mirë. Tifozi që festoi me të ishte ish-kampioni i botës në boks Terry Flanagan. Vetëm pak sekonda festim së bashku, përpara se të mbërrinin stjuardët, të cilët e bllokuan dhe e nxorrën jashtë.

Lexo më tej: Video/ Rodri ngjit City në krye të Premier: në 2-1 ndaj Sheffield protagonist edhe Haaland

Haaland kishte duruar një pjesë të parë zhgënjyese në Bramall Lane pasi humbi një penallti për herë të parë që kur u bashkua me City. Norvegjezi, sidoqoftë, nuk gaboi kur pati një tjetër mundësi pas pushimit, duke goditur me kokë në krosimin e Jack Grealish.

Ai nuk dukej se ishte në humorin e duhur për të festuar golin e tij fillimisht, dukshëm i mërzitur nga humbja e mëparshme e penalltisë. Por një tifoz tepër i ekzaltuar për të festuar me të u hodh nga tribuna mbi Haaland, duke e bërë të ndryshojë mendje.

Duke u shfaqur nga hiçi, tifozi iu hodh në shpinë Haaland dhe e puthi në faqe. Mediat shpejtuan të zbulojnë se tifozi në fjalë ishte ish-kampioni i botës, Terry Flanagan.

Flanagan mbajti titullin WBO në peshën e lehtë midis viteve 2015 dhe 2017. Boksieri  bëri katër mbrojtje të suksesshme të brezit përpara se të ngjitej në peshë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *