• |
ide | kryesore

Miley Cyrus zbulon arsyen pse hoqi dorë nga turnetë

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus është shprehur se si turnetë kanë një ndikim negativ në shëndetin e saj. Këngëtarja, e cila javën e kaluar publikoi këngën e saj “Used to Be Young”, publikoi një seri video shoqëruese në të cilën ajo eksploron të kaluarën e saj.

“Shfaqja është vetëm 90 minuta, por kjo është jeta juaj,” tha ajo në klipin, i cili u shpërnda në TikTok. “Nëse jeni duke performuar në një nivel të caktuar intensiteti dhe përsosmërie, duhet të ketë një sasi të barabartë rikuperimi dhe pushimi.” 30-vjeçarja shpjegoi se të performosh live ka të bëjë me “të trajnosh egon tënde” për të qenë “aktive” dhe është e vështirë për të që ta “fikë” dhe shpesh ka një ndikim “të pashëndetshëm” tek ajo.

“Të kesh çdo ditë marrëdhënien mes teje dhe njerëzve të tjerë si subjekt dhe vëzhgues nuk është e shëndetshme për mua, sepse më fshin humanizmin dhe lidhjen time, dhe pto unë nuk mund të jem një autor këngësh, që është prioriteti im”, shtoi Cyrus.

Publikimi i fundit muzikor i krijueses  së hitit “Flowers” reflekton vitet e saj të trazuara të adoleshencës dhe fillimin e të 20-tave. Cyrus debutoi këngën të premten, së bashku me një video muzikore shoqëruese, në të cilën ajo vesh një bluzë të vjetër të Mickey Mouse, në 10 vjetorin e publikimit të hitit të saj “Wrecking Ball”. “E di që kam qenë e çmendur / E di që kam qenë argëtuese,” këndon ajo në kor. “Ti thua se kam qenë e egër / Unë them që kam qenë e re.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *